• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos e luftoni stresin e ankthin me alkool e duhan”, mjeku psikiatër këshillon shqiptarët “në karantinë”

by Java News
16/03/2020 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neli Demi, mjek psikiatër në një lidhje telefonike me News 24 ju vjen në ndihmë shqiptarëve me këshilla për të mirëmenaxhuar izilimin në shtëpi, të detyruar nga qeveria me qëllim kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

“Është vështirë të jesh i paërgatitur për një izolim total, një ndërprerje kaq intensive e këtyre rutinave ndikon në perceptimin që kemi për ditën, për veten, për atë që po ndodh. Në këtë rast duhet të mendojmë pasojat pozitive pse po ndodh ky vetëizolim. Në rastin konkret institucionet morën masa për të ndaluar daljet në një kohë që u pa se vullnetarisht nuk po arrihej”,tha mjeku.

Në kushtet kur lira e lëvizjes është e kufizuar mjeku tha se njerëzit duhet të flasin sa më shumë me njerëzit e afërt me video apo chat. Të gatuajnë mirë, madje të bëjnë edhe yoga. Në rast se dikush ka simptoma të ankthit, duhet t’i drejtohemi mjekut dhe vetëm nën rekomandimin e tyre mund të pimë qetësues.

“Kam biseduar me pacientët e mi, me disa jam takuar, njerëzit duhet të flasin me persona që ndjehen mirë në kontakte video apo audio, nëpërmjet chateve. Në ditë të tilla kur deprivimi është mjaft i madh të mund t’i mbushim hapësirat e ditës me gjëra si gatimi, gjëra të shëndetshme, lojëra sociale. Brenda shtëpisë fokusohuni te ushqimi i mirë, yoga sic thotë edhe kryeministri, gjumi është i rëndësishëm. Të kemi parasysh që stresi dhe ankthi të mos zëvendësohet me shtim alkooli apo duhani. Është mundësi që mund ta shfrytëzojmë për të ndenjur dhe folur me njëri-tjetrin. Megjithatë nuk shmanget dot ankthi, stresi dhe konfuzioni. Dikush mund të ketë edhe ndjesi të panikut, por duhet të komunikojmë me profesionisët, ka mjekë të vetëofruar për ndihmë on line. Mendoj që në raste të problemeve që shfaqin individë të ndryshëm duhet ta ndihmojnë veten me ndonjë qetësues, patjetër ky të jetë i rekomanduar nga mjekët”, shtoi ai.

Me rëndësi tha mjeku, është fakti se duhet të përgatisim fëmijët, t’ju shpjegojmë se cfarë po ndodh dhe pse duhet të rrimë në izolim.

“Fëmijëve duhet t’ju tregojmë dhe t’ju shpjegojmë cfarë po ndodh. Studimet tregojnë se edhe 2 javë në vetëizolim tregojnë që mund të jenë problematike për njeriun. Por mbani mend se ky nuk është izolim total, dalim në ballkon, blejmë ushqime”, vijoi ai. /e.s/

Next Post
Italia kërkon ndihmë ndaj Covid-19, Kina i nis 150 ventilatorë, 5 mln maska dhe 2 ekipe mjekësore

Italia kërkon ndihmë ndaj Covid-19, Kina i nis 150 ventilatorë, 5 mln maska dhe 2 ekipe mjekësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In