• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos e lini barrën e borxheve tek fëmijët e nipërit tanë

by Ardit Rada
28/12/2020 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jens Thurau

Tek përjetimet më të trishta në këtë vit të trishtë 2020 llogariten edhe intervistat me ministrat e landeve dhe federatës lidhur me borxhet që po merren në krizën e Coronës. Gati përditë në televizione shikon biseda me zonjat e zotërinjtë e financave, ku këta të fundit shohin të hutuar në kamera. Çfarë mund të bësh tjetër? Borxhet e reja janë vërtet ekstremisht të larta, thuhet, por të pashmangshme. Në plan afatgjatë pastaj rritja e konsumit do të sjellë para në arkat e shtetit, rritja e tatimeve apo kontribute të tjera tatimore janë helm në kohën e pandemisë.

Instrumentet janë të gatshme

E pse kështu? Jo se tatime të tilla nuk janë të mundura parimisht. Ende në Gjermani njerëzit paguajnë taksën e solidaritetit, që u fut në vitet 1990-të, për të financuar kostot e ribashkimit. Po, e di, kjo taksë do duhej të merrej vetëm për një kohë të shkurtër nga shteti, dhe u kthye në një monstër të padëshiruar, gjithmonë e kritikuar nga shumë politikanë. Nga viti i ardhshëm këtë tatim do duhet ta paguajnë vetëm ata që janë vërtet të pasur.

Po pas luftës, nuk pati kompensim të barrës financiare për dëmet e shkaktuara, një kontribut tatimor po ashtu i paguar nga të pasurit? Deri në vitin 1997 në Gjermani kishte vërtet një tatim mbi trashëgiminë e pasurisë, në thelb ai ekziston ende, vetëm se nuk është në përdorim.

Instrumentet pra janë aty, dhe ia vlen të mendosh edhe njëherë, nëse nuk është vërtet më mirë, që tani sa më shumë gjermanë e sa më shumë supe të mbajnë barrën e pandemisë, dhe jo fëmijët dhe nipërit tanë në dekadat e ardhshme. Sepse kështu do të rezultojë në fund, nëse ende vazhdon ky naivitet – për të paguar duhet paguar, kjo dihet, pyetja është, nga kush dhe kur do të paguhet?

E vërtetë: nuk ka shumicë për këtë ide

Instituti Gjerman për Ekonominë (DIW) e konsideron të mundur riaktivizimin e tatimit mbi trashëgiminë e pasurisë. Kryetarja e Shoqatës Sociale, Verena Bentele shprehet për një dorëzim të 1% të pasurisë, për të gjithë ata që kanë si kursime më shumë se 1 milionë euro. E di, që një ide e tillë nuk mbështetet nga shumica.

Sidomos kur në vitin zgjedhor 2021 retorika e rritjes së tatimeve tremb çdo politikan. Rregullisht qarkullon në programet partiake të SPD, Të Majtës, e tek Të Gjelbrit koncepti i tatimit mbi trashëgiminë e pasurisë, por më vonë lihet mënjanë si me turp. Çdo gjë rimendohet nga e para, vetëm tek tatimet nuk duhet të ketë ndryshime?

Por sa tabu kemi shkelur këtë vit pandemie? Që nga të drejtat qytetare, në ekonomi, tek restorantet e mbyllura, mbylljen e shkollave, artistët që vuajnë financiarisht. Gjithçka për shkak të pandemisë. Por tek pyetja më e rëndësishme, se kush do ta paguajë të gjithë këtë, kemi qëndruar në shinat e vjetra.

Më shumë solidaritet

Prandaj është e nevojshme, një kontribut i të gjithëve, përjashto nivelin e ulët të rrogave, ashtu si u bë me taksën e solidaritetit. Që tatimet që futen vetëm për një kohë të shkurtër kanë tendencën të jetojnë shumë gjatë, kjo dihet. Por ndoshta ia dalim që t’i provojmë vetes të kundërtën.

Në Gjermani, njërin nga vendet më të pasura të botës mësymja e pallateve apo zilia ndaj milionerëve janë tërësisht në vendin e gabuar. Le të jemi më të gatshëm për më shumë solidaritet, më shumë se sa kanë besim tek ne politikanët. Edhe këtë na e bëri të qartë ky vit i tmerrshëm. Pra si mendoni? Të gjithë disa përqind më shumë tatime…ata që kanë shumë pak nuk i prekim. Fëmijët dhe nipërit tanë do na jenë mirënjohës për këtë./a.p

Next Post
E shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit/ Rama në Kavajë: Ndërtuam shkollën 9-vjeçare “Shtodhër”

E shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit/ Rama në Kavajë: Ndërtuam shkollën 9-vjeçare “Shtodhër”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In