• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos e çoni kot të blejë prezervativ!

by Mero Baze
09/04/2018 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Në Shqipëri ka plasur një entuziasëm opozitar për fitoren e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Të gjithë mendojnë se ai ngjan me Lulzim Bashën. Dhe ka disa pika të ngjashme.Të dy janë bursistë të Sorosit. Viktor Orban i ka kërkuar në vitin 1988 përmes një letre drejtuar Xhorxh Sorosit, një bursë për në Oksford, me zotimin se do t’i përkasë një brezi të ri, që do të ndihmojë shoqërinë civile dhe liritë njerëzore të nëpërkëmbura nga komunizmi në Hungari.

Edhe Lulzim Basha ka bërë të njëjtën gjë dhjetë vite pas tij. Në vitin 1998, ai dhe gruaja e tij i kanë kërkuar Xhorxh Sorosit një bursë për studime në Holandë me të njëjtin zotim, dhe e kanë marrë.

Orban po ashtu mund të konsiderohet si brezi i dytë i liderëve antikomunistë të Hungarisë, por i bërë vetë. Lulzim Basha është formalisht i dyti, por duket, siç e portretizon një aleat i së djathtës ballkanike, se ai ngjan “si dikush që shkon në një mbledhje me vonesë dhe thotë më falni se erdha në vend të atij tjetrit”

Por Lulzim Basha ngjan dhe me kundërshtarët e Orbanit. Opozita e Lulzim Bashës dhe opozitarët e Orbanit janë njësoj të përçarë, shpresëhumbur dhe pa ide për t’u bashkuar.

Dhe ja, tani në ditët e saj më të vështira dhe më pa shpresë, opozita shqiptare po përpiqet të gjejë një shembëlltyrë fitoreje, tek një kryeministër i djathtë hungarez, i cili ka arritur të marrë mandatin e tij të tretë, pasi ka konsoliduar frymën e tij kundër futjes së emigrantëve në Hungari dhe “mbrojtjen” e Hungarisë nga të huajt, kryesisht institucionet ndërkombëtare që mbrojnë liritë njerëzore, shoqërinë civile dhe lirinë e shtypit, siç janë Komisioni Europian, OKB dhe ish- sponsori i tij i dikurshëm i studimeve, Xhorxh Soros, po ashtu një hebre i Hungarisë.

Por ajo që është interesante në Shqipëri, nuk është gëzimi fallco për fitoren e Viktor Orban, por shpikja e arsyes përse ka fituar Viktor Orban.

Të gjithë ata që duan t’i japin zemër opozitës, dhe sidomos ata që duan që Lulzim Basha t’i ngjajë vërtet Viktor Orbanit, mendojnë se historia  e ngjashme e tyre me Sorosin, pra fakti që Soros u ka dhënë bursë për shkollë dhe fakti që të dy tani e sulmojnë si armik, mund ta ndihmojë Lulzim Bashën për të fituar.

E vërteta  e parë e hidhur në këtë histori, është se Viktor Orban nuk fiton se ka sulmuar thjeshtë Sorosin, por se ka sulmuar Sorosin, dhe vazhdon ta sulmojë atë, për shkak se ka përqafuar një filozofi politike izolocioniste, që funksionon në Hungari, e cila është realisht kundër ideve për një shoqëri të hapur të Xhorxh Sorosit. Por këtë nuk e ka nisur si betejë kundër Sorosit, por si një identitet të ri politik. Ai u bë “delja e zezë” e Europës dhe ishte në prag të përjashtimit nga Partitë Popullore Europiane dhe Bashkimi Europian vitin e shkuar, për shkak të qëndrimeve të tij raciste kundër emigrantëve, ngritja e  murit që do të “ruajë” Hungarinë nga emigrantët, dhe refuzimi i shumë politikave të Bashkimit Europian në Hungari.

Ai është i qartë si anti-europian dhe si armik i lirive njerëzore dhe lirisë së shtypit. Është modeli autokrat i liderëve të rinj antikomunistë të Europës Lindore dhe më i sinqerti, si izolacionist dhe nacionalist, prej tyre. E ka realisht që do ta mbajë Hungarinë të izoluar nga bota e jashtme dhe nga politikat e hapura për emigrantët, që përdor Europa.

Kundërshtarët e tij politik i ka shkatërruar duke shkatërruar liritë njerëzore dhe duke krijuar një shtet të super korruptuar, i cili nuk konsideron asnjë vlerësim nga organizatat ndërkombëtare, si vend i korruptuar.

Dhe për këtë ka sukses politik në Hungari.

Lulzim Basha është i lirë të bëhet si Viktor Orban, nëse ka fuqi. Është i lirë të bëhet anti-europian, të përqafojë teori nacionaliste, dhe të predikojë kundër shoqërisë civile dhe lirisë së shtypit. Vetëm se nuk ka shans të bëhet zëdhënës i politikave kundër emigrantëve, pasi në Shqipëri nuk vjen asnjë emigrant, por populli ynë është prodhues emigrantësh për Europë. Pra, në një farë mënyre, po u bë si Orban, duhet t’i bëjë thirrje Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Francës, Anglisë e SHBA-së, të zbojë emigrantët shqiptarë. Ky është identiteti kryesor i Viktor Orban. Dhe Viktor Orban nuk i ka munguar kurrë si mik PD-së, Berishës dhe Bashës. Që në mandatin e parë ai e shpalli Berishën mik dhe e ftoi në “Internacionalen” e autokratëve lindorë, biles dhe me arsyetimin se “jemi të një gjaku” ngaqë mbretëresha jonë Geraldinë ishte nga Hungaria. Problemi i PD nuk është se nuk ka me vete Orbanin, por se nuk ka Merkelin, Makronin, McAllisterin dhe të djathtët Perëndimorë ku duam të shkojmë.

Beteja e tij kundër Soros, është anësore në identitetin e tij dhe vjen për shkak të kursit politik që ka marrë. Pra, ai është nisur të formojë një identitet të ri si nacionalist izolacionist dhe e ka formuar atë, dhe ky identitet bie ndesh mes të tjerash dhe me  filozofinë e Xhorxh Sorosit. Nuk është nisur të shajë Xhorxh Sorosin, dhe pastaj të bëhet ai që është bërë.

Këshilltarët qesharakë të Lulzim Bashës në Tiranë, në fakt janë duke fshehur Viktor Orbanin, duke i treguar Lulzim Bashës “mullinjtë e erës” me të cilët duhet të luftojë. Kjo e shton dozën e dështimit të tij dhe mungesën e personalitetit si politikan.

Lulzim Basha është i lirë të bëhet si Viktor Orban dhe s’ka nevojë të shpallë armik Sorosin, se armik e bën vetë profili i tij, nëse bëhet si Orban. Kurse ky ngazëllimi se mjafton të shash Xhorxh Sorosin dhe bëhesh “fitimitar” si Viktor Orban, është njësoj sikur të thuash se mjafton të blesh prezervativ, se pastaj e ke të sigurtë që gjen të dashur. Në fakt ajo që ka bërë Orban, është se ka gjetur një herë të dashur, pra ka gjetur një herë vetëveten dhe profilin e tij si politikan anti-Perëndimor, pastaj është marrë me armikun e dashurisë së tij.

Prandaj nëse keni mëshirë për Lulzim Bashën, mos e tallni në këtë mënyrë. Lereni një herë të bëhet lider dhe të kuptoni çfarë do ai, pastaj armiqtë dhe miqtë e tij, bëhen vetë gjatë rrugës. Mos e çoni kot të blejë prezervativ!

Next Post
Në këtë ditë, më 9 prill, Islami s’ishte më fe zyrtare në Turqi

Në këtë ditë, më 9 prill, Islami s’ishte më fe zyrtare në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In