• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos e bëni “pis” Policinë e Shtetit

by Artur Ajazi
13/09/2024 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Eshtë e vërtetë që muajt e fundit, janë rritur ndjeshëm forca zbuluese dhe ajo goditëse edhe në rradhët e uniformave blu. Aq sa është e vërtetë se, vetëm tani dhe kurrë më parë, nuk ka ndodhur që, drejtësia të hetojë, zbulojë, arrestojë dhe gjykojë, shefa rendi, komisariatesh, dhe drejtorë policie. Më të zellshmit në turravrapin e akuzave dhe denoncimeve ndaj zyrtarëve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, çuditërisht po duken opozitarët. Janë ata, që në gjithë këto vite demokraci, dhe veçanarisht në vitet e gjata të qëndrimit në opozitë, ç’nuk  i kanë bërë uniformave të shtetit, veçanarisht atyre blu. Më i zellshmi dhe më i fundit që doli dhe ç’nuk tha për Policinë e Shtetit, ishte Gaz Bardhi.

Njeriu simbol i “luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar” në PD-në e Berishës. Bëri “pis” në Parlament , një drejtues policie, ashtu siç ka bërë “pis” në 2 vite rresht porthuajse gjithë shpurën drejtuese të saj. Gazi mbahet si “gjurmues i suksesshëm”, dhe në Parlament  nxorri “kode dhe biseda mes krimit dhe drejtuesve të policisë”, duke harruar  dhe  bërë lëmsh, data, muaj, vite dhe emra. I vetmi motiv që Gazi, Saliu, Muli, apo dhe të tjerë, që po i shtyn të bëjnë “pis” me akuza idioteske Policinë e Shtetit, mbetet ajo e “demotivimit të saj”. Ata harrojnë se, nuk është më 1996, apo 1997, apo dhe 2005. Sot Policia e Shtetit, ndryshe nga koha kur qeveriste Partia Demokratike, mbetet korrekte dhe e palëkundur në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve funksionale të atij institucioni.

Gazi harron se, 28  vite më parë , policia e Berishës e krijuar si “levë qorre në duart e pushtetit”, nuk zbatonte as ligjin dhe as rregolloren e saj. Ajo shëtiste dhe godiste vetëm kundërshtarin politik. Në kohën e “babait shpirtëror” të Gazit, policia ishte e mbushur me militantë, që rrinin  me golfe akreliku dhe xhupa të zinj, që vinin vërdallë godinave të Partisë Socialiste për të grushtuar dhe marrë peng, ndonjë militant socialist që shante  dhe akuzonte Berishën. Gazi  harron se, gjithë trupa policore në kohën e Berishës, ishte totalisht në shërbim të interesave të Berishës, familjes dhe klanit të tij, dhe  që drejtonte në mënyrë skandaloze institucionet e shtetit.

Gazi harron se, policia e Berishës ndryshe nga kjo Polici e Shtetit që është sot, ishte sa e paaftë aq e kriminalizuar, dhe merrej jo me goditjen e krimit, por me shoqërimin e mauneve të trafikut dhe kontrabandës  nga Kakavija dhe Kapshtica, në Portin e Durrësit dhe portet e tjera të vendit. Ka dhe sot emra dhe drejtues të korruptuar dhe të lidhur me rrjetin e krimit të organizuar ?

Natyrisht ka, por ndryshimi qëndron në faktin se, sot ata hetohen, arrestohen dhe dënohen.  Ndryshe nga koha kur Berisha dhe berishët e tjerë, i mbanin ata të paprekur, i  fshihnin në zyrat e shtetit, dhe sfidonin hapur  institucionet e shtetit për ti  hetuar dhe arrestuar. Policia e Shtetit sot është mishërimi i një institucioni të ngritur mbi baza të forta profesionalizmi. Reformimi i vazhdueshëm i strukturave të saj, mbetet  vazhdimisht  sfida kryesore,  që ndikon fuqishëm në zbatimin e kritereve mbi emërimet, gradimet, dhe rritjen e forcës goditëse ndaj krimit, korrupsionit dhe fenomeneve të ndryshme  negative që rrezikojnë rendin dhe sigurinë e qytetarit.

Ndaj, mos e bëni “pis” Policinë e Shtetit. Populli thotë një fjalë të madhe, “nuk digjet jorgani për një plesht”. Të korruptuar dhe të lidhur me krimin ka patur dhe do të ketë, por e rëndësishme është, ti zbulosh, hetosh dhe dënosh, dhe jo ti “mbulosh” krimet dhe vjedhjet e tyre.

Next Post
Manastirliu: Në një vit u ulën incidentet në shkolla, oficerët e sigurisë një rol thelbësor

Manastirliu: Në një vit u ulën incidentet në shkolla, oficerët e sigurisë një rol thelbësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In