• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos e arrestoni Sali Berishën, më keq të ketë shef Gazin

by Martin Leka
19/12/2023 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

Të Hënen u mblodh Këshilli i Imuniteteve dhe Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, i cili kërkon lejen e Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e deputetit Sali Berisha. Kjo kërkesë vjen pas refuzimeve të vazhdueshme të deputetit për tu paraqitur para prokurorëve e gjykatësve të kësaj strukture të drejtësisë, të miratuar nga të 140 deputetët e Kuvendit, përfshirë edhe vetë Berishën. Madje edhe këtë të Hënë, Berisha e sfidoi drejtësinë e re, me këmbënguljen dhe kokëfortësinë që vetëm atij i shkon.

Ky Komision, ashtu siç edhe pritej, dha pëlqimin e tij për heqjen e imunitetit të zotit Berisha. Me gjasë, ajo që për shumë kënd ishte e pabesueshme dhe jashtë parashikimeve, po ndodh. Sali Berisha, i konsideruar i paprekshëm nga shumëkush, dhe nga vetë ai i bindur që zgjatjen e dorës do ta kishte vetëm ta puthnin të tjerët, këtë herë do ta shtrijë për tjetër gjë para togave blu të policisë. Do të jetë pa imunitet dhe ndaj tij do të vendoset masa e arrestit. Pak rëndësi ka nëse kjo masë është në shtëpi a burg.

Nga pikëpamja humane, kjo e fundit, arresti me burg, nuk do të ishte komode për një 80 vjecar, i cili, duam s’duam, ka lënë gjurmë në historinë 33 vjecare të pluralizmit politik. Anipse edhe gjurmët që ka lënë kanë vraga që përmbajnë edhe dhimbje, edhe gjak. Viti i mbrapshtë ’97 me viktima të shumta, shpërthimi i Gërdecit dhe vrasja e cilësuar shtetërore e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard para zyrës se ish-kryeministrit, janë kujtesa e paharrueshme për këdo.

Vetë Berisha kishte shansin, ndoshta shumë vite më parë, ta “arkivonte” emrin dhe trashëgiminë e tij politike, e bashkë me të, të “amnistonte” shumë nga punët e tij të bëra keq. Duke e lënë historinë të qetë të shkruante për të. Për të mirat dhe të ligat. Për rrugët dhe gropat. Ndërtimet dhe shkatërrimet. E bëri një hap 13 vjet më parë, të pakten formalisht. Por duket se subkoshienca e tij nuk e pranoi asnjëherë tërheqjen nga politika. Atij i mungonte protagonizmi i liderit. Atij i mungonin turmat, para të cilave ai ndihet vetë Zoti mbi qiell. Egoja e tij nuk e pranon dot dyshin. Vetëm njëshin. Fiks si ajo thënia e moçme: më mirë i pari i fshatit se i dyti i qytetit.

Me një mentalitet patriarkal, të tillë e katandisi Partinë Demokratike. Me një frakturë të thellë e të pariparueshme. Brutaliteti i Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar, shënoi një nga ngjarjet më të turpshme e të dhunshme ditën kur grupi, me në krye vetë Berishën, sulmuan selinë e tyre dhe ikën prej andej, duke marrë me vete në vend të selisë, turpin. Më tej, akuzat ndaj Bashës e mbështetësve të tij u bënë të zakonëshme deri në neveri për shumë demokratë që dikur, ende pa i fshirë lotët për ikjen e Berishës, brohoritën zgjedhjen e Bashës.

Këtë frakturë të Partisë Demokratike, për fat të keq, e ka shkaktuar vetë Doktori, sot pacient. Nuk besoj të jetë e pa ditur që demokratët më tej u ndanë në tre grupime. I pari është zyrtari, që drejtohet nga Lulzim Basha. I dyti është Rithemelimi që drejtohet nga Sali Berisha. I treti që duket mobil apo si lavjerrës dhe kryesohet nga Gaz Bardhi, i cili për nga frekuenca e qëndrimeve, herë bëhet gazmend e herë bëhet gazmor a gaztor.

Kjo situatë tek demokratët i ka dhënë avantazh politik dhe elektoral të pakërkuar vetë Edi Ramës dhe socialistëve. Avantazh që shkon tej përmasave e logjikës politiko-elektorale në raste të funksionimit normal të demokracisë, kur një forcë politike qeveris në tre mandate rresht. Po flas për përcarjen e demokratëve. Por, nëse vijmë tek ngjarja e fundit, kërkesa për heqjen e imunitetit, këtu rasti merr tjetër kolor politik.

A do ti interesonte Edi Ramës arrestimi i kundërshtarit politik? A ka mundësi e fuqi Edi Rama të kontrollojë SPAK, në rastin Sali Berisha? Fundja, ku i duhet Berisha? Në burg apo jashtë tij? Të gjitha këto pyetje kanë një përgjigje analitike.

E para. Politikisht, Edi Ramës më pak se kujtdo i intereson arrestimi i kundërshtarit politik. Precedenti është i njohur: arrrestimi 30 vjet më parë i liderit të opozitës së kohës Fatos Nano e fuqizoi opozitën sa më shumë ai kalonte ditënetët e qelisë.

E dyta. Nëse ai kontrollon SPAK, prokurorët nuk do ta shtrëngonin më tej masën e parë ndaj Berishës. E vetmja mundësi hipotetike (dhe e pamundur në këto kushte) do të ishte votimi kundër heqjes së imunitetit të Enjten në Parlament.

E treta dhe e fundit. Nëse militantëve u duhet në burg, Edi Ramës, Berisha i duhet jashtë tij.

Sali Berisha mund të mbetej kalorës në politikë, në fillim të dekadës së parë apo në fund të dekadës së dytë të viteve ‘90. Ta nderonin. Zgjodhi të marrë rolin e “Sanços” e të mbledhe rreth vetes anonimë e pa konstruktin e duhur politik.

Për Berishën, më keq se arresti është të ketë shef Gaz Bardhin.

Next Post
Shqiprim Arifi: Kurti përçau shqiptarët e Luginës së Preshevës! E provoi dhe në Shqipëri por pa sukses

Shqiprim Arifi: Kurti përçau shqiptarët e Luginës së Preshevës! E provoi dhe në Shqipëri por pa sukses

Comments 2

  1. Qyreke Berisha says:
    2 years ago

    Mos o zot, një pederast Kavaje, të jetë drejtuesi i Sali Berishes.
    Më mirë vareni Saliun në litar, apo fundja edhe pushkatojeni, por mos ja bëni këtë të keqe, duke i vënë Gazmenda Bardhoshen si Kryetare të partisë së leshit e të preshit (Tani Aidës) që është katandisur kjo mut që ka ngelur akoma….

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ska qene,seshte e zdo te jete kurre me i mire monstra e vicidolit,se gaz bytha,harrova bardhi,si nji mut i shtypur i ndare ne dy pjese.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

February 6, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

February 6, 2026
Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In