Ditën e sotme do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se në mesditë do të ketë rebeshe shiu, ndërkohë gjatë paradites dhe mbrëmjes do të jenë me kthjellime. Ndërsa, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 32 gradë Celcius.
“Paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme. Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat duke sjellë rrebeshe shiu të izoluar. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke variuar nga 10°C deri në 32°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.”, thuhet në njoftim.
g.kosovari