• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos i digj urat”, se ndoshta do të duhet të kalosh prapë mbi to!

by Linda Karadaku
08/06/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

“Eshtë pasionante, interesante për mua që gjërat që mësova në një qytezë të vogël, në një shtëpi shumë modeste, janë pikërisht gjërat që unë besoj se kanë fituar zgjedhjet,” ka thënë Margaret Thatcher.

Besoj që ky është thelbi i një fushate zgjedhore, pavarësisht se kush garon në të. Ato që udhëheqësit politikë, në vecanti ata pak që janë në krye të partive respective, kuptojnë dhe mësojnë në “shtëpitë modeste” të shqiptarëve janë ato që të parashikojnë edhe rezultatin zgjedhor.

Pavarësisht nga programet, të mira, të këqija, apo të sajuara, pavarësisht nga ato që thuhen, nënkuptohen apo kuptohen, pavarësisht nga kilometrat e bëra në fushatë, në fund të fundit, janë pak fjalë të mencura nga qytetarë të thjeshtë të këtij vendi, që të bëjnë të kuptosh ku po shkojmë.

Aq më tepër kur këtë herë, terreni electoral ka ndryshuar, ashtu sic ka ndryshuar papritur, me shpejtësi rrufeje edhe mënyra e të bërit fushatë, duke kaluar nga fushata të ashpra me sulme dhe kundër-sulme personale dhe kolektive në shkëmbim batutash dhe dërgim sinjalesh në distancë për dashuri ose urrejtje.

 

Gjithsesi, duke patur parasysh se partitë kanë dalë në zgjedhje secila më vete, sfida kryesore për cilëndo prej tyre, kryesore apo periferike, është ruajtja dhe shtimi i votuesve tradicionalë, të votuesve që u kanë besuar para 4 vjetësh apo para 27 vjetësh.  Lëvizjet në këtë elektorat do të jenë factor përcaktues për fituesin e zgjedhjeve sepse numri i votuesve të paktën në 4 vitet e fundit ndryshon pak a shumë vetëm me votuesit e rinj, që gjithsesi vijnë nga familje që bëjnë pjesë në një elektorat të caktuar. Ndryshimet nga “baba tek i biri” ose nga “nëna tek e bija”, në kuptimin që të votojnë parti të ndryshme janë të natyrshme, por jo përcaktuese dhe jo normë në sjelljen elektorale.

Nuk janë rregulli, por përjashtim nga rregulli.  Ndryshimet në elektoratet tradicionale janë të pashmangshme, përndryshe nuk do të kishte as demokraci dhe as zhvillim shoqëror. Por kalimi nga ndryshime të menaxhueshme dhe jo plotësisht përcaktuese, në ndryshime radikale të këtyre elektorateve tradicionale, ka të bëjë me politikën e lidershipit respektiv.

Një lider i kthjellët, vizionar, me synime të qarta, i afërt dhe komunikativ me njerëzit, arrin të mbajë të bashkuar një elektorat, ashtu si do arrinte në një pozicion tjetër të mbajë të bashkuar një komb, madje, ta shtojë këtë elektorat tradicional me qytetarë, votues, që ikin nga partitë e tjera sepse kërkojnë këtë lloj lidershipi për partinë dhe për vendin.  Për më tepër, lidershipi ka të bëjë me impaktin për të dhënë rezultate në drejtimin e vendit, ndikimin në përhapjen e vizionit dhe pasionit për ndryshimin e vendit për mirë si dhe frymëzimin për një ushtri të tërë njerëzish partie që kanë nevojë për mobilizim dhe kauzë.

 

Kjo bëhet edhe më e rëndësishme në nje shoqëri tradicionale si kjo e jona ku gjithkush e njeh gjithkënd dhe po ti hysh thellë, dalim me njëri-tjetrin ose kushërinj ose krushqi. Linjat e brendshme familjare dhe fisnore të komunikimit të kësaj shoqërie janë shumë më të forta sesa linjat publike, politike, vertikale të piramidës që vijnë nga individi me pushtet në majë  deri tek njerëzit poshtë.

Në këtë kuptim, kjo fushatë është më shumë se interesante. Është e qetë dhe pa përplasje të mëdha në sipërfaqe, me përjashtim të shigjetimit të LSI-së nga lidershipi aktual i PS dhe PD, për të njëjtin motiv, elektoratin tradicional dhe shqetësimin për prekjen apo rrudhjen e tij. Gjithsesi, ndryshimet në elektoratet tradicionale janë të pandalshme dhe të pashmangshme, ajo që mund të bëhet në këto raste, është thjeshtë “damage control”, “kontroll dëmi”, pa pasur nevojë për të shpallur “luftëra” të padobishme dhe që nuk prodhojnë rezultate.

Këto zgjedhje janë po kështu shumë interesante në lidhje me produktin që do të japin dhe konstelacionin pas-zgjedhor në kuptimin e formimit të qeverisë dhe institucioneve të ardhshme. Ndryshimet e pritshme në skenën politike, dhe vecanërisht në renditjen e partive, kërkojnë shumë më tepër vetëpërmbajtje dhe kujdes edhe në fjalorin politik. “Don’t burn the bridges”, është një shprehje anglisht, që do të thotë, mos i digj urat, se ndoshta do të duhet të kalosh prapë mbi to!

Next Post
Zgjedhjet/ Demiraj takon shefin e OSBE-së Borchardt: Do të neutralizojmë shitblerjen e votës

Zgjedhjet/ Demiraj takon shefin e OSBE-së Borchardt: Do të neutralizojmë shitblerjen e votës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon “Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh dhjetëra protestues në shesh: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

Përfundon “Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh dhjetëra protestues në shesh: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

December 8, 2025

Berisha në ‘Ditën e Rinisë’ kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

December 8, 2025
VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

December 8, 2025
Mjegulla e “heronjve” të dhjetorit që nuk u shpërnda asnjëherë!

Mjegulla e “heronjve” të dhjetorit që nuk u shpërnda asnjëherë!

December 8, 2025
“Do ta shporrim diktaturën e dytë”- Mbështetësit e Berishës “frymëzohen” nga Dita e Rinisë

“Do ta shporrim diktaturën e dytë”- Mbështetësit e Berishës “frymëzohen” nga Dita e Rinisë

December 8, 2025
VIDEO-Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë: Do haj dru dhe Polonia

VIDEO-Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë: Do haj dru dhe Polonia

December 8, 2025
VIDEO-Ervin Salianji i bashkohet protestës së Berishës pas “Foltores” në Durrës. I pranishëm edhe Alimehmeti

VIDEO-Ervin Salianji i bashkohet protestës së Berishës pas “Foltores” në Durrës. I pranishëm edhe Alimehmeti

December 8, 2025
LIVE-“Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh në protestë para Kryeministrisë një grusht militantësh. Ja kush mban fjalën sot

LIVE-“Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh në protestë para Kryeministrisë një grusht militantësh. Ja kush mban fjalën sot

December 8, 2025
Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

December 8, 2025
Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In