• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos bëni shpesh skaner për Covid-19, rrezikoni leucemi”, Brataj reagon sërish: Kujtesë kolegëve që u revoltuan shumë

by Ardit Rada
21/08/2020 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një statusi në Facebook, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me përsëritjen e shpeshtë të CT-skanerit për Covid-19, sepse ka doza të larta rrezatimi.

Sipas tij, kjo mund të shkaktojë tumore të ndryshme. Në linjën e këtij sqarimi, Brataj ka publikuar sot një material që thotë se “do t’u shërbejë si kujtesë kolegëve që u revoltuan shumë”, kur kreu i Urgjencës Kombëtare e deklaroi diçka të tillë edhe i ftuar në një emision.

REAGIMI I BRATAJT

Para tre ditësh do të këshilloja të bëhej kujdes me përshkrimin e CT-skaner të përsëritur për Covid-19, sepse ka doza të larta rrezatimi dhe mund të shkaktojë tumore (kancer) të ndryshme, midis të cilave edhe Leuçemitë. Pati reagime dhe interpretime si nga kolegë dhe komentues të gabuara, prandaj për këtë arsye kam përgatitur këtë material që mendoj se do t’u shërbej si kujtesë kolegëve që u revoltuan shumë, por sidomos dua të informoj qytetarët.

Falenderoj grupin e Mjekëve Shqiptar në luftën kundër Covid-19, për seriozitetin e treguar ndaj këtij argumenti mjekësor të diskutuar dje në këtë grup. Falenderoj Dr. Maksim Çela për përshkrimin me detaje të efektetve radiologjike që ka bërë dje në statusin tim. Falenderoj Dr. Arsen Dalipi (Torino) që më sinjalizoi dhe dërgoi këtë material të Zyrës federale të Zvicrës mbi rrezatimet të cilin e përktheva.
UFSP Ufficio federale della sanità pubblica

Zyra Federale e Shëndetit Publik Zvicër.

Dozat e rrezatimit(radiacionit) në fushën mjekësore
Përdorimi i rrezatimit me rreze X në radiologji ose radiofarmaceutikë në mjekësinë bërthamore përfshin një ngarkesë rrezatimi për pacientin. Përqëndrimi i dozës së rrezatimit për përdorim mjekësor mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të sasisë së marrjes.
Radiologjia diagnostikuese Doza e rrezatimit(radiacionit) të një ekzaminimi radiologjik me rreze X varet nga shumë faktorë. Ajo është në përpjesëtim me kohëzgjatjen e ekzaminimit, dimensionet e trupit, ndjeshmërinë radiologjike të organeve të ekzaminuara, si dhe depërtimin e rrezeve. Radiografitë e një dhëmbi ose të duarve dhe këmbëve, kanë dozat më të ulta të rrezatimit, ndërsa rrezatimet më të mëdha merren në operacione komplekse dhe të zgjatura të zemrës.

Rrezatimi në mjekësinë bërthamore

Doza e rrezatimit(radiacionit) gjatë një ekzaminimi në mjekësinë bërthamore, varet nga sasia e aplikuar, e nevojshme për të marrë informacion cilësor të mjaftueshëm diagnostik. Sidoqoftë, përcaktohet edhe nga lloji i radiofarmaceutikës, në mënyrë të veçantë nga përgjysmimi dhe lloji i rrezatimit të radionuklidit të përdorur, si dhe nga shpërndarja dhe koha e qëndrimit në trup (përgjysmimi biologjik). Ngarkesa e rrezatimit varet nga pesha e pacientit dhe teknologjia e detektorëve dhe instrumenteve matëse të përdorura.
Në fleten e përshkrimit të radiofarmaco të aprovuar sipas ligjit, është e treguar doza e rrezatimit për secilin aplikim. Ekzaminimet e mjekësisë bërthamore, janë të ngjashme me ato radiologjike (rrezet X dhe CT-Skaner).
Dozat e rrezatimit(radiacionit) të disa ekzaminimeve radiologjike dhe diagnostike në mjekësinë bërthamore, tregohen në tabelën e mëposhtme:
Njësia matëse e përdorur është milisievert (mSv). Për të kuptuar më mirë, dozat e rrezatimit(radiacionit) ato krahasohen me dozën e rrezatimit(radiacionit) të një radiografie të mushkërive. Radiografia(Rx) e mushkrive është ekzaminimi radiologjik i kryer më shpesh në mjekësi dhe doza e tij e rrezatimit është shumë e ulët. Ajo është e barabartë me atë të akumuluar gjatë një fluturimi me avion në distanca të gjata.
Siç lehtësisht shikohet në tabelën bashkëngjitur me ngjyrë të kuqe një CT-Skaner e mushkërive është njësoj sikur të bësh një radiografi të mushkërive çdo ditë gjatë gjithë vitit.

/e.rr

Next Post
Sherr me thika tek shinat e trenit në Tiranë, i riu plagos rëndë 37-vjeçarin

Sherr me sende të forta në Sarandë, prangosen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In