Një 40 vjeçar kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë të Kukësit.
Në prangat e policisë ka rënë Admir Islamaj. Sipas policisë, arrestimi i tij u krye për shkak se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje kryer në bashkëpunim”.
40 vjeçari nga Deçani u ndalua teksa tentoi të hynte në territorin shqiptar. Islamaj, iu dorëzua palës kosovare, pasi Gjykata e Qarkut Pejë, në datë 21 prill 2010, kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









