Policia e pikës kufitare të Morinës ka arrestuar 3 shtetas kosovarë të cilët janë kapur me 14 doza lëndë narkotike kanabis sativa.
Në pranga kanë rënë Flamur Fanaj, 33 vjeç, banues në Vërmicë, Kosovë, Mirsad Zenuni, 31 vjeç, banues në fshatin Cerc, Kosovë si dhe Ilir Hasanaj, 21 vjeç, banues në fshatin Cerc, Kosovë.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në doganën e Morinës, në automjetin e shtetasit Flamur Fanaj, me targa 04-194-DO, iu gjetën dhe iu bllokuan në cilësinë e provës materiale, 14 doza, lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.









