Kishte marrë tokë me qira për ta mbjellë me kanabis, por kjo gjë i kushtoi prangat dhe dënimin me burg.
Efektivët e policisë së Skraparit, pasditen e kësaj të mërkure, lokalizuan dhe vunë në pranga Sazan Koromanin, 44 vjeç, banues në Backë, Skrapar.
I dyshuari i shpallur në kërkim nga policia e Korçës, pasi në gusht të vitit 2015, gjatë kontrollit nga forcat e policisë, në tokat e marra me qira në fshatin Çemeric, Korçë, së bashku me shtetasin F. K., iu janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike kanabis sativa.
Koromani ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
g.kosovari