• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

by Java News
02/05/2024 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas marrjes së titullit ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, politikani shqiptar Ali Ahmeti, mbajti fjalën e tij, duke shprehur mirënjohje, ndërsa ktheu sytë pas nga historia.

“Të dashur vëllezër e motra, i dashur kryeministër, i dashur president Moisoiu, president Topi, i dashur Balla, i dashur Namik, i dashur ministër i Jashtëm, e dashur Arta Dade, profesorë e diplomatë, i dashur zoti Majko, ambasador në Maqedoni, unë kam miq këtu, shumë, Iliri, Shkëlqimi, Ismeti, i dashur Sokol Peza, i dashur Shaban, profesor, i dashur Erion, do të doja t’ju falënderoj nga zemra. Kjo është Tirana dhe e Adem Jashari, Tirana e Zaim Pajazitit e Xhevë Krasniqit.

Tirana ka qenë e varfër, por në na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj.

Me qindra janë dëshmorë që nëna këtu në prehrin e vetë i ka mbajtur. Do të doja t’ju falënderoj, por një fjalë e një plaku të urtë na tha; Mos e falënderoni njëri-tjetrin nëse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë të thuhet kur punët bëhen’.

Vërtet Shqipëria ka ndarë bukë e kripë me zemër me ne, me të gjithë ata që nuk janë sot, por është Kosova shtet, janë shqiptarët në Maqedoni shtet formues.

E kam thënë botërisht se kur kemi nisur veprimtarinë e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare dhe nuk kam asnjë reverëve, se ka dhe asisoj që thotë e kemi nisur për demokraci.

E kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare, rrethanat ndryshuan dhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuan në çlirim e Kosovës, por pa garanca që nuk do të ketë kryengritje në Maqedoni, sepse Shqiptarët që morën pjesë vullnetarisht në luftën e Kosovës, ca u vranë në burgjet e Idrizovës dhe kjo situatë ishte e pakontrollueshme, por edhe e përpunueshme shumë më herët sepse shqiptarët në Maqedoni ishin të diskriminuar.

I dashur Edi, sot edhe ju Skënderbeun e Tiranës po dhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Dhe ju me krenari është flamuri kombëtar, por edhe unë dënohem nëse nuk e kam flamurin kombëtar në kancelari, në zyrë,  në komunë, 5 mijë euro është gjoba.

Tre universitete, i dashur Edi, ia kemi marrë Mlladiqit, në Shkup i Nënë Terezës, në Tetovë dhe Kumanove. Kemi dhe shumë punë për të bërë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që na ka dhënë shteti shqiptar.

Unë e njoh Tiranën e 2001, por jo të 2024. Është komplet tjetër dhe kjo nuk më gëzon vetëm mua, por çdo shqiptar që vjen dhe e viziton. Doja t’ju falënderoj për këtë nder, do përpiqem të jem qytetar i disiplinuar Çdo aktivitet që ju keni, unë do të jem pjesëmarrës sepse tani është dhe qyteti im”, tha Ahmeti./m.j

Next Post
Tirana nderon Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”, Veliaj: Ali Ahmeti, frymëzues dhe misionar, do të mbetet në historinë e gjatë të kombit dhe qytetit tonë

Tirana nderon Ali Ahmetin me titullin "Qytetar Nderi", Veliaj: Ali Ahmeti, frymëzues dhe misionar, do të mbetet në historinë e gjatë të kombit dhe qytetit tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In