• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mori rezultat më të ulët se PD-ja e Bashës”, Xhaferraj: Berisha i shiti më shtrenjtë zgjedhjet apo është më i pazoti?

by A R
06/08/2025 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjegjësia e humbjeve elektorale në Partinë Demokratike nuk bie asnjëherë mbi kryetarin.

Tre proceset e fundit parlamentare, që nga ai i vitit 2017, kanë treguar se aksioni mbetet i njëjtë, ngritja e një komisioni hetimor për të bërë politikë me humbjen.

Në 2021 demokratët u përfaqësuan në komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit me eksponentët më të lartë politik, ndryshe nga socialistet.

Protagonizmi nuk i la shumë vend hetimit dhe në finale, asgjë nuk shkoi për miratim në Parlament dhe masakra elektorale nuk u provua asnjëherë.

4 vite nga dështimi i komisionit, Sali Berisha duket se po ecën në të njëjtën rrugë me Lulzim Bashën.

Objektivi është i qartë, hetim të parlamentareve të 11 majit me pretendimin se nuk kishte zgjedhje, por farse.

Anëtari i komisionit hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit Ferdinand Xhaferaj heq një paralele mes kryetarit dhe ish kryetarit te partisë.

“Po, dëshmojnë se po ecin me gjurmët e Lulzim Bashës, sepse në 2021 ai ngriti një Komision Hetimor që çuditërisht u mbyll pa dhënë asnjë argument. Por nëse i kthehemi çështjes ne themel, kur zoti Berisha u kthye me foltoren dy ishin akuzat që ai i bëri Lulzim Bashës për zgjedhjet.

Ai përcaktoi qartë se Basha ose ishte i pazoti ose kishte shitur zgjedhjet. Në 2025 Berisha mori një rezultat me të keq se Lulzim Basha, kjo dëshmon që ka qenë me i pazot se Lulzim Basha apo i ka shitur shume me tepër se Lulzim Basha?”, tha Xhaferaj për TCH.

Historia parlamentare ka treguar se rastet kur ligjvënësit kanë marrë rolin e prokurorit, nuk kanë qenë të pakta, por komisionet e ngritura në fund kanë rezultuar shumë zhurmë për asgjë, që nga çështjet e nxehta si “21 Janari” apo afera CEZ DIA, ka pasur hetim edhe për një shkulje veshi.

“Ka një thënie, nëse nuk do të zgjidhesh një çështje, ngri një komision hetimor për atë çështje!”, u shpreh ai.

Next Post
Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In