• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mori presidencën e BE-së/ Zotohet kryeministri i Sllovenisë: Do përshpejtojmë procesin e integrimit për Shqipërinë dhe RMV

by
06/07/2021 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha u zotua ditën e sotme se do të shtyjë përpara përpjekjet për përshpejtimin e procesit të integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

Më 1 korrik Sllovenia ka marrë udhëheqjen gjashtëmujore të BE-së. Që nga viti 2019 procesi i integrimit ka ngecur, pasi disa vende anëtare të prira nga Franca, bllokuan nisjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Së fundi, Bullgaria është bërë pengesa kryesore për çdo përparim, pasi ajo ka refuzuar të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat për shkak të disa mosmarrëveshjeve për identitetin dhe historinë. Brukseli është i shqetësuar për rritjen e ndikimit rus dhe kinez në vendet, të cilave dikur iu kishte premtuar se kanë një rrugë të qartë drejt integrimit evropian.

Jansha po planifikon të organizojë një samit në muajin tetor midis udhëheqësve të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si një përpjekje për të fuqizuar raportet. “Nëse nuk jemi të aftë ta realizojmë këtë, nëse nuk bëjmë një hap përpara në Ballkanin Perëndimor, atëherë këto veprime do të ndërmerren nga dikush tjetër, nga dikush që ka interesa dhe vlera të ndryshme”, tha Jansha në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e mirëpriti deklaratën e Janshës duke thënë se samiti i tetorit do të “dërgojë një mesazh të rëndësishëm se këto vende janë partnerë thelbësorë strategjikë”. Rusia dhe Kina kanë rritur përpjekjet e tyre për të ndikuar vendet e Ballkanit gjatë pandemisë duke dërguar miliona vaksina të koronavirusit në rajon, transmeton AFP.

/b.h

Next Post
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, bie në pranga 21 vjeçari në Durrës

Rrahën me shkopa bejsbolli avokatin në Sarandë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In