Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje lajmi pasi Dua Lipa mori pasaportën shqiptare.
“Ylli i popit Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare. Ambasadore e shqiptarëve në mbarë botën me muzikën e saj”, shkruajnë mediat greke.
Artikulli më tej vijim: Presidenti shqiptar Bajram Begaj i dha nënshtetësinë shqiptare yllit britanik të popit me origjinë shqiptare, Dua Lipa ,për rolin e saj në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj.
Ndërkohë në 110-vjetorin e Pavarësisë, Dua Lipa ka zhvilluar një koncert në Tiranë, duke e mbyllur turin e saj siç ajo vetë theksoi, në kryeqytetin shqiptar./m.j