• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mori 25 mijë euro për t’i ulur dënimin vrasësit, SPAK çon në gjyq avokatin Petraq Semani

by A R
25/07/2024 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj avokatit Petraq Semani i akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Nga tërësia e akteve dhe provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në fakte dhe prova se i pandehuri Petraq Semani, si mbrojtës ligjor i shtetasit Llazar Dine i ka kërkuar shtetasve Llazar Dine dhe Sidorela Dine shumën monetare prej 25.000 Euro, pasi i ka premtuar se do të ushtronte ndikim tek gjyqtarët që po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Llazar Dine, për favorizimin e të dënuarit Llazar Dine në masën e dënimit gjatë rigjykimit të çështjes”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 257, të vitit 2021, me të pandehur shtetasin:

Petraq Semani, i akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021).

Nga tërësia e akteve dhe provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në fakte dhe prova se i pandehuri Petraq Semani, si mbrojtës ligjor i shtetasit Llazar Dine i ka kërkuar shtetasve Llazar Dine dhe Sidorela Dine shumën monetare prej 25.000 Euro, pasi i ka premtuar se do të ushtronte ndikim tek gjyqtarët që po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Llazar Dine, për favorizimin e të dënuarit Llazar Dine në masën e dënimit gjatë rigjykimit të çështjes.

Përfitimi i paligjshëm është marrë nga i pandehuri Petraq Semani pjesë-pjesë dhe një nga këto pjesë është marrë në datën 05.03.2019, në banesën e shtetasit Llazar Dine në fshatin Dërsnik Korçë, pas seancës gjyqësore të asaj date, vërtetuar ky fakt jo vetëm me deklarimet e shtetasve Llazar Dine, Sidorela Dine dhe O. D., por ky moment është pranuar dhe nga vetë i pandehuri Petraq Semani duke deklaruar se ky takim është zhvilluar në këtë datë dhe se ka marrë shumën prej 9.550 Euro por sipas tij kjo shumë është marrë për shërbimin e ofruar si avokat.

Marrja e shumës monetare prej 9.550 Euro nga i pandehuri Petraq Semani në banesën e shtetasit Llazar Dine është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Llazar Dine, regjistrim ky që mban datën 05.03.2019 dhe më pas në datën 06.03.2019 është ngarkuar edhe në kartën e memories, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasi është dorëzuar nga shtetësja Sidorela Dine. Materiali video-audio është kqyrur dhe përmbajtja e saj është dokumentuar në procesverbalin e kqyrjes të datës 05.10.2021.

Pamjet e regjistruara dhe përmbajtja e tyre përputhen edhe me të dhënat e përftuara nga provat e tjera të administruara gjatë hetimit (si deklarimet e shtetasve P. D. dhe O. D., këqyrja e vendit të ngjarjes-banesës së shtetasit Llazar Dine, kqyrja e dosjes gjyqsore etj.).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41-2020-543(91), datë 11.02.2020, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Llazar Dine për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen“, parashikuar nga neni 88/2 e 25 i Kodit Penal duke e dënuar me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg (në të njëjtën masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendimin nr. 10, datë 08.01.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë) .

Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, i pandehuri Petraq Semani i ka kthyer shtetases Sidorela Dine shumën prej 8.000 Euro”.

/a.r

Next Post
Tajvani në ‘kolaps’: Mbi 8 mijë persona zhvendosen nga ishulli prej tajfunit

Tajvani në ‘kolaps’: Mbi 8 mijë persona zhvendosen nga ishulli prej tajfunit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In