Duke komentuar djegien e mandateve dhe duke theksuar se opozita e bashkuar nuk është penduar për këtë vendim, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se ata që morën mandatet janë shitur dhe kërcënuar për shkak të problemeve me drejtësinë.
“Kanë djegur 182 deputetë mandatet dhe kanë hyrë 17 qelbësira, që njëri shitet me dosjet e SHIK-ut, njëri shitet me dosje terroriste, tjetri me emër të dytë narkomani, tjetri me familjarin që ka në burg, tjetri me drogën, tjetri me korrupsionin, tjetri me tenderat etj.
Dhe ky është faji ynë.
Dhe çfarë ndodh, njëri me Vettingun e mamit, tjetri me Vettingun e babit, një tjetër sjell një trafikant aty dhe ne nuk merremi më këtë po merremi pse u dogjën mandatet.
Shumë mirë bëmë që dogjëm mandatet dhe ishte gjëja më e mirë”, theksoi ajo. /l.m