Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deklaroi se janë kryer 7200 inspektime për prerjen e paligjshme të pyjeve dhe janë vendosur 700 milionë lekë gjoba. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Koka u ndal tek moratoriumi 10-vjeçar, pohoi se janë sekuestruar 6200 metra kub lëndë drusore.
“Çdo ditë jepeshin 3 leje në ditë për shfrytëzim pyjesh. Në një vit kemi dhënë 24 leje për shfrytëzim pyjesh. Moratoriumi për pyjet, jemi në moment historik”, tha ministri.
Ndër të tjera ai shtoi se “Jemi fajtorë për shkatërrim të pyjeve në këto 25 vite. Moratoriumi, i shoqëruar me investime dhe masa. Jemi fajtorë për shkatërrim të pyjeve në këto 25 vite. Moratoriumi, i shoqëruar me investime dhe masa”, bëri të ditur ministri i Mjedisit.
BW