• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moratoriumi i pyjeve, 750 inspektime mjedisore në një muaj

by Aalison Pearse Stevens
05/03/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej hyrjes në fuqi të Moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka intesifikuar inspektimet dhe aksionet blic në mbarë vendin për zbatimin e tij .

Kreu i ISHMP, Ergys Agasi në një deklaratë për shtyp theksoi se, nga strukturat e ISHMP, sipas Qarqeve, janë njoftuar subjektet dhe komunitetet për vënien në zbatim të Ligjit Nr. 5/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit në Pyje në Republikën e Shqipërisë”, si dhe po punohet për shtimin e masave efikase operacinale, mbi zbatimin e këtij Ligji me efekt pas datës 11 shkurt.

Sipas tij, “vetëm në 20 ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Moratoriumin e Pyjeve, janë konstatuar 9 shkelje. U vendosën 9 masa administrative me 50 milionë lekë të vjetra gjobë secila, me një total prej 450 milionë lekë të vjetra”.

“Rastet e ndaluara janë konstatuar në qarqet: Fier, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë (2 raste) dhe Shkodër (3 raste). Në të gjitha rastet janë sekuestruar 59 m3 lëndë drusore në total”, theksoi Agasi.

Pavarësisht inspektimeve të shumta dhe të përditshme në terren, vijoi Agasi, “fokus kryesor i punës së inspektoriatit ka qënë informimi i komuniteteve lokale si dhe grupeve të interesit mbi legjislacionin në fuqi dhe masat që duhen marrë në zbatim të tij”.

Agasi nënvizoi se, “krahas zbatimit të moratoriumit të pyjeve, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, ka vijuar inspektimet e përgjithshme dhe të vazhdueshme në mbrojtje të Mjedisit. Në shkallë vendi, për periudhën 1 Shkurt – 3 Mars, janë kryer rreth 750 inspektime, nga të cilat për mbrojtjen e gjuetisë 150 inspektime”.

“Për shkeljet e konstatuara janë kallëzuar në Organet e Prokurorisë 4 shtetas, si dhe janë vendosur gjithsej 52 masa administrative, dënim me gjobë në vlerën 482 milionë lekë të vjetra dhe me vlerë dëmi 1,5 milionë lekë”, tha Agasi. Sipas tij, “përveç gjobave në pyje, janë sekuestruar armë gjahu, duke ndëshkuar autorët për gjuetinë e paligjshme, bimët mjekësore e prodhimet e dyta pyjore”.

Ndërkohë theksoi kreu i ISHMP, vijon puna intensive nga ana e Inspektoriatit për proçedurat e ndjekjes ekzekutimit të gjobave.

“ISHMP u kërkon gjithë qytetarëve dhe subjekteve, që të zbatojnë moratoriumin 10-vjeçar të pyjeve dhe moratoriumin e gjuetisë. ISHMP garanton se është e vendosur në punën e saj dhe do të vazhdojë kontrollet intensivisht në të gjithë vendin, në zbatim të ligjit dhe në ruajtje të natyrës dhe të Mjedisit”, tha Agasi.

Gjithashtu, shtoi Agasi, “Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka filluar proçedurat e implementimit të një projekti kombëtar për monitorimin në kohë reale me kamera të të gjitha akseve kryesore të transportit të lëndës drusore, projekt ky që do të jetë funksional brënda verës së këtij viti”.

Agasi apeloi se, të gjithë qytetarët, media dhe opinioni publik, të jenë pjesë e denoncimit të rasteve të shkeljes së moratoriumit, duke dhënë kontributin e tyre si qytetarë të këtij vendi përmes aplikacionit “MjedisiIm”.

“Aplikacioni “Mjedisi IM” është në dispozicion të qytetarëve i aksesueshëm në çdo telefon android apo iphone për të denoncuar në kohë reale cdo shkelje të konstatuar. Mjedisi është një e mirë e përbashkët dhe sfidat që parashtron tejkalojnë çdo mandat politik, ndaj bashkëpunimi komunitet-inspektoriat është parakusht nësë mendojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, përfundoi Agasi.

Next Post

Kreu i OSBE në Tiranë: Listat e deputetëve nuk na përkasin neve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In