• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Morata mund të veshë sërish fanellën e Juves

by Java News
10/04/2018 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me zërat gjithnjë e më të fortë në lidhje me një largim të Mario Mandzukic nga Juventusi në fund të sezonit, kampionët duan që të mos gjenden të papërgatitur përballë çdo skenari të mundshëm.

Dhe Marota do kërkojë një tjetër sulmues në merkaton e verës: sipas “Rai Sport”, nuk përjashtohet as mundësia e një rikthimi në Torino e Alvaro Moratës, sulmuesit spanjoll të Chelsea.

Ai ka qenë gjithnjë i lidhur me “Zonjën”, fanellën e së cilës e ka veshur gjatë 2014-16 dhe do të ishte shumë i kënaqur nëse një ditë do të rikthehej në Itali. Por problemi është reagimi i Chelsea që, pas blerjes nga Reali i Madridit, e ka parë sulmuesin të shënojë 14 gola në 41 ndeshje.

25-vjeçari nuk ka arritur që t’u japë vazhdimësi paraqitjeve pozitive të fillimsezonit me fanellën e kampionëve të Anglisë pas transferimit nga “Bernabeu” për 80 milionë euro. Dështimi i bluve të Londrës për të siguruar një biletë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm mund ta bindë përfundimisht sulmuesin që të largohet nga “Stamford Bridge”.

Në Torino do ta presin krahëhapur. Megjithatë, jemi ende në një fazë të parë interesi dhe kontaktet mes palëve nuk kanë nisur. Problem mbetet çmimi i kartonit. Sepse Abramoviç nuk ka aspak ndërmend që të sakrifikojë financiarisht, që të largojë një sulmues, për të cilin ai i pagoi kaq shumë Florentino Perezit. Drejtuesit e Juventusit dhe atyre të Chelseado përpiqen që ta gjejnë një zgjidhje që do t’i kënaqte të tria palët, shkruan PanoramaSport.

Morata do ta kishte më të lehtë të përmbushte pritshmëritë në një kampionat ku ai është konfirmuar një herë dhe tifozët bardhezinj e adhurojnë. Kështu që, në rast largimi të Marios, atëherë asnjë skenar nuk mund të përjashtohet. Për kroatin, interesohen Beshiktashi dhe Fenerbahçe në Turqi, por ish-bomberi i Bajernit të Mynihut ka admirues edhe në Angli, Kinë dhe SHBA. (b.an)

Next Post
Motori përplaset me trafikndarësen, rëndë drejtuesi

Motori përplaset me trafikndarësen, rëndë drejtuesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In