• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Morali i ‘Shqipërisë madhështore’, kur çamët dhe grekët ‘puthen’ te Berisha

by Ardit Rada
04/03/2025 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Sali Berisha ka habitur jo pak, jo vetëm me emrin e koalicionit, por edhe me përbërjen e tij. Plot 26 parti me identitete të kundërta janë rreshtuar ta bëjnë Shqipërinë madhështore, sikurse MAGA e Donald Trumpit. Gjen aty republikanë që do mbledhin votat bashkë me monarkistë, ballistë në krah të pensionistëve dhe dy palë parti katolike. Pa llogaritur liberalët e Arian Starovës që shtrëngojnë duart me konservatorët e Kujtim Gjuzit. Teksa habinë më të madhe e bën ‘zotësia’ për të bërë bashkë maqedonët e Vasil Sterjovskit me grekët e Vangjel Dules dhe këta të fundit me çamët e Shpëtim Idrizit.

Në kulmin e dashurisë së Berishës për Athinën duket se kreu i PDIU ka rrëzuar çdo parim që e ka ngritur në politikë, duke iu bashkuar këtij koalicioni hibrid. Dhe në fakt dashuria e Berishës për Greqinë nuk është diçka e re, kur i gjithë diskursi i tij politik i kohëve të fundit ka nisur me kandidimin dhe avokatinë publike ndaj Fredi Belerit, apo premtimet e panumërta në mediat greke sikur të ishte vasal i Athinës. Të gjitha këto pasi u shfaq edhe me Belerin në Athinë, para një grushti shqiptarësh të cilët Berisha i ngatërroi me minoritarë dhe u foli greqisht: Efkaristo poli….

Mjafton të kujtojmë zotimin se do të rikthejë marrëveshjen për detin të vitit 2009 apo deklaratat para mediave greke se do të rishohë marrëdhëniet me Turqinë. Në të gjithë botën politikanët premtojnë përmirësim marrëdhëniesh, ndërsa Berisha i premton një shteti tjetër se do t’i prishë marrëdhëniet me fqinjët e atij shteti. Por këto janë ‘mëkate’ që jemi mësuar t’i shohim te Sali Berisha dhe për të cilat po mban dhe dhe do të mbajë kosto elektorale për një kohë të gjatë.

Pyetja është se çfarë parimesh e kanë futur PDIU-në e çamëve në koalicion me grekët e PBDNJ dhe me një kryetar koalicioni shqiptar që është më grek se grekët? Si mundet që interesi për një karrige deputeti të prevalojë mbi dhjetëra orë predikime në televizione të Idrizit kundër Fredi Belerit, ku ia numëronte të gjitha; nga Masakra e Peshkëpisë te kandidimi në Himarë. Vetëm tre vite më parë fitoren e tij Beleri e triumfoi si fitore të helenizmit. Kjo deklaratë e acaroi Idrizin, i cili e komentoi si paradoks dhe si rënie të standardeve në politikë. Po sot teksa ndodhet nën një çadër koalicioni me partitë beleriste, cili është justifikimi veç mandatit?

Ata që e ndajnë politikën nga morali nuk do ta kuptojnë kurrë as njërën dhe as tjetrën, thoshte Zhan-Zhak Ruso. Dhe sot pikërisht për etikën dhe moralin në politikë po vuajmë. Pa njerëzit i komandon me pasion si marioneta ‘zëdhënësi’ i Athinës me seli te SHQUP-i…

Next Post
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Vota e diasporës/ Leka: Numri i të regjistruarve, surprizë! Mund të ndryshojnë balancat elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In