• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mora ilaçe për ankthin”, flet djali që vrau babanë: Ishte aksident, u tremba dhe e hodha trupin në pus

by A R
05/09/2024 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Esmerald Balla, 30-vjeçari që është arrestuar për vrasjen e babait të tij në Shënavlash të Durrësit, ka thënë para grupit hetimor se vrasja e babait të tij ishte aksidentale.

Në dëshminë e siguruar nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, ai ka thënë se ishte babai që kërcënoi me armë duke i thënë “do të të vras” pas konfliktit për mungesën e parave në banesë, një shumë prej 75 mijë Eurosh.

Në këtë moment, sipas djalit, u konfrontuan fizikisht dhe arma u shkrep duke qëlluar babain. Esmeraldi i tha policisë e zuri paniku dhe trupin e babait e hodhi në pus. Ai pretendon se ka patur ankth dhe kishte shkuar në spital ku mori medikamente.

Më pas krijoi alibinë që tashmë dihet, atë të largimit të babait nga banesa me një grua imagjinare.

“Kemi një fermë të vogël dhe aty punonim të dy bashkë me babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Nga ana ekonomike ishim shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte punët e veta. Unë kam marrë lejen e ndërtimit dhe po ndërtoj një shtëpi të re afër shtëpisë që kemi dhe kanë shkuar mirë. Si kursime familjarë kishim rreth 75 mijë Euro.

Ditë kur e vrava  shkova të merrja lekët pasi punëtorët me kërkuan pagesën që kishim rënë dakord sepse kishin mbyllur punimet. Shkova te kasaforta për të marrë paratë dhe t’i paguaja dhe pashë se mungonin 75 mijë Eurot. I thashë babait ku jane paratë? Se di, – më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur dhe aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Në një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh dhe pashë që ishte qëlluar. Aty m’u shemb bota sepse nuk doja të ndodhte ashtu. Mua më kapi paniku dhe nuk dija çfarë të bëja.

Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus rreth 1 kilometër larg shtepisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika, i hoqa kartën dhe e hodha edhe telefonin në pus. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain të zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Ju thashë që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri në momentin që u zbulua ngjarja. Më vjen shumë keq, nuk doja të shkonte kështu”, ka thënë në dëshminë e tij Esmerald Balla.

/a.r

Next Post
Në qeli, banesë apo seli? Çfarë ndodh me Berishën pasi Kuvendi i hapi rrugën SPAK-ut

Pasi e shkatërruan PD me justifikimin ‘Basha shiti zgjedhjet’, tani po bëjnë gati humbjen me motivin ‘Rama do na vjedhë zgjedhjet’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In