• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moods Map

by Edison Ypi
17/02/2025 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Ndjehesh i çartallosur, i çorientuar. Të lypset një ardhje në vete. Një vajtje diku. Një dush i plotë, i thellë. S’ka si shiu për të hequr këto bezdira. Shko prite shiun ku shiu fillon para se ta ndajë mendjen nëse do vazhdojë drejt Tiranës apo drejt Durrësit, në Rumanat. Nëse në Rumanat do arrish para shiut, ulu prite shokun shiu anës rrugës. Po qe se shiu i Rumanatit s’të mjafton, të duhet rrebesh, ik diku nga Shkodra në Lezhë ku lagien deri në palcë e ke të garantuar 100 %. Nëse shiun e preferon të kombinuar me erë, prite te gryka e Milotit. Po deshe dush pa shi, dush vetëm me erë që s’ndalet kurrë, shko se e ke në Qaf Bull ku era i nge lart shkëmbinjtë mbi male po aq kollaj sa hek pi krytit kapelet e qerosave.

Ndjen ankth se përditshmëria qesharake e qytetit të ka ardh në fyt ? Nëse rasti është ky, ik të gjesh rehat në një vend serioz. Diku mes Shkodrës dhe Pukës s’do qe keq.

Ama nëse të ndodh e kundërta, pra nëse qyteti të duket i zymët, dhe të lypset pak humor, para se me përfundu nëpër valiuma dhe antidepresiva, vrap n’Shkodër o t’i marrsha tana t’ligat, se veç atje munesh me u qetsue.

Ndoshta je qefli i Natyrës, pyjeve, maleve, lumenjve, përrejve, e çka të duhet tru-e-trup për me u ftillu, ësht me vajt te një vend aq i bukur ku duke udhëtu, veç tjerash, harron me ba shurrën. Ky vend, për fat, ekziston, ka dhe emër, quhet Lugina e Vjosës. Nisu.

Nëse hallet e jetës i ke pas aq të rënda sa për me ta rivendos ekuilibrin fizik dhe psiqik të duhet me vajt në një vend njëkohësisht melankolik, idilik, romantik, misterioz, po m’besove mue, ky vend quhet Mallakastra. Ik vrik.

Po të ka kap trishtimi, gjithçka ka marr fund, gjithçka është kalb, ësht shndërru të pleh, për me kap sadopak veten, mundesh me vajt te një vend që prej pozitivitetit nuk heq dorë mishin me ja bë çika-çika, në Labëri.

Po të ka kap frika se qënia jote rrezikohet nga superficialiteti, shko ku edhe gurët edhe drurët janë mendimtarë të shquar, ku gjithçka është filozofike, ku mendimi dhe thellimi s’kanë të sosur, në Kolonjë, në Luaras, Barmash, Starje sidomos.

Ke ndjesinë se ke mbetur në vend, ke ngecur, ke llocur, asgjë s’të bën derman, je kthyer në varr. S’të lypset mjek. As ilaçe. Ke nevojë tu afrohesh gjërave rrjedhëse. Krojeve, puseve, përrenjve, mundësisht të shenjtë. Ka plot. I gjen gjithkund. Në Elbasan, Mirditë, Skrapar, Dibër, Berat etj.

Helmin, vrerin, të keqen, do me i nxjerr, me i flak përgjithmonë ? Qaj. Derdh lot ? Vendi ku lotët të rrjedhin më kollaj është Ura. Ik qaj mbi ura me emra femrash: Ura e Gocës, Ura e Vajzës, Ura e çikës, Ura e Kopiles. Pasi i mbysnin me jorgan, i hidhnin nga ura në përrua. Kufomën e merrte përroi. Gjinia i mbetej urës.

Ka lodhje që s’i bën dot derman asnjë mjekësi, asnjë ilaç. Por ekziston një vend aq poetik, artistik, estetik, me kisha, fusha mahnitëse, monastere trushpërthyese. Është Myzeqeja e Fierit, nga Libofsha në det.

Ekziston një vend ilaç i tëri, një vend ku pas çdo bukurie fshihen të tjera bukuri. Është Gramshi.

Dhe një tjetër, aq i bukur, sa heq çdo ankth, panik, depresion, Skrapari.

Po të djeg nga brenda zjarri i zilisë ? Shko ku gjithçka është e qetë, magjike, paqësore. Në Dumre, në Darsi.

Me ta guximin në palcë të duhet me vajt në një vend më të bukur se të bukur, në një vend të çmendur bukur. I vetmi i tillë, plot me male, kanione, fshatra, çobenë, guna, fyej, kërraba, është Tomorrica.

Ku kalendari nuk vlen, busulla nuk bindet, ditët hallakaten, stinët ngatrrohen, koha çthuret, kaq surreale është vetëm Puka. Nisu. Kthesa e parë djathtas, semafori i tretë, përroi i shtatë, pylli i trembëdhjetë, trokit te barraka me dërrasa, do dali Pikaso.

Vend i ngrimë. I bukur, por asgjë nuk ndjen. I afërt por kurrë nuk e arrin, nuk e prek. Ndodhet përgjat kufirit ku kanë mbetur qindra mbi telat me gjëmba, nga Librazhdi në Dibër.

Nëse për me u shëru të duhet me pa një vend ku gjithçka të thotë lamtumirë përgjithmonë, ai vend është Spaçi. Akoma s’je nis ?!

Vendi ku shpresa, dashuria, xhelozia, krenaria, lehtësimi, trishtimi, mpleksen më fort se shapi me sheqerin, është, e kush tjetër veçse e fundbotëshmja Kosova.

Po don me vjell ? Po. Mundesh. Gjej një pllakë bronxi ose mermeri që flet për heroizma ku nuk ka ndodh asgjë. Për armikun që kurrë s’erdhi. Për dëshmorë ku nuk ra asnjë. I ke në vendet më të largëta, mes pyjeve, shkëmbinjve. Te mali me gropa, te Qafa e Martës, Qafa e Shtamës, Qafa e Patës, Qafa e Nocit (Rrokut). Ku asnjë pushtues nuk arriti. Asnjë luftë nuk u bë. Gjej një lapidar, dhe vill.

Nga Ura Dajlanit në Golem. Vend aq i ndotur nga prezenca njerëzore sa s’i ka mbet pik yndyre. Vend ku ndjehesh më bosh dhe më kot se kudo në botë. Vend më të mirë me vra veten nuk e gjen.

Next Post
“Secili do të marrë hakun e vet”, shoqata e siguruesve: Nuk ka rritje të çmimit, ja si do të procedohet me siguracionet

E rëndë, aksident me dy të vdekur në Gjirokastër! Kamioni i ushtrisë përplaset me furgonin

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    E ke qarë, duke shtuar që në se të ka shkuar mëndja për të qarëe e vajtuar me kuje e ligje labërie, shko në Kuçovë, ku mjerimi migjenian, ka kaplluar jetën, njerëzit, artin, kulturën, dhe gjithëçka tjetër që ky qytet kishte dikur duke parë ëndrra me sy hapur për kohën e kaluar e të artë, duke filluar përrallën “na ishte njëherë” një qytet me pesë biblioteka, me radio Kuçovën, me numrin intelektual më të lartë në kërë vënd, në raport me popullsinë, ku kishte spital me sallë operacioni,,ku kishte pallat kulture, kishte kinemanë e vetme këtu ndër ne me çati lëvizëse të cilën fatkeqësisht e kanë lyer si karrocë arixhiu, eh, eh, eh…..kishte e ishte ky qytet.
    Sot është mjerim.
    Vetëm mjerim.
    Me kuje e me ligje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In