Vincenzo Montella ka thënë se goli i barazimit të Milanos (2-2) arsyetohet me Interin që humbi kohë në 25 minutat e fundit të takimit.
Kuqezinjtë ishin në disavantazh prej dy golave në pjesën e parë, por barazuan në fund me golat e mbrojtësve Romagnoli dhe Zapatas, transmeton Koha.net.
“Mendoj se kishte protesta nëse ishte gola apo jo”, ka thënë Montella pas ndeshjes.
“Interi vonoi lojën në 25 minutat e fundit. Rerferi e vërejti këtë dhe dha minuta shtesë. Gjyqtari i katërt na tha se në vend të pesë minutave shtesë është dashur të jenë gjashtë. Kishte shumë humbje kohe me Orstaton”. (b.an)










