Milan është në kërkim të një mesfushori, pas dëmtimit të Riccardo Montolivos, i cili do të mungojë për gjashtë muaj.
Një nga emrat që përmendej ishte edhe ai i mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas por është hedhur poshtë nga trajneri Vincenzo Montella.
“Ne jemi në kërkim të një mesfushori që ka karakteristikat e Montolivos, i cili mund të luajë edhe si mesfushor difensiv”, tha Montella për Il Corriere della Sera.
“Fabregas? Ai nuk i ka këto karakteristika” tha Montela. /a.m.











