Një person është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Sh.S., banues në Gjirokastër, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /m.j











