• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Monstra” Jorgos Zani/ Greqia e dëboi si të rrezikshëm, Shqipëria e mbajti vetëm 10 ditë në spital psikiatrik

by Java News
03/02/2022 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasi Jorgos Zani ka qënë nën ndikimin e halucinacioneve urdhëruese dhe deluzioneve bizarre, para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale. Të cilat kanë prishur plotësisht ekulibrin e tij mendor duke e bërë të papërgjegjshëm para ligjit. Gjatë periudhës së qëndrimit në institucion Jorgos Zani ka manifestuar një gjendje të rënë psiko-emocionale me luhatje efektive. Në 4 prill 2017 ka kryer tentativë vrasje duke konsumuar një sasi detergjenti. Këtë veprim e ka kryer për shkak të stresit si pasojë e ngacmimeve nga ana e të paraburgosurve të tjerë.

Për shkak të përmasve horror që kishte ngjarja e kryer prej tij, as të burgosurit e tjerë nuk e pranonin. Madje ata ishin shprehur se do të krijonin “incident” nëse gjendeshin vetëm me të. Shenjën e parë të dukshme të çrregullimeve mendore Jorgos Zani e ka shfaqur gjatë qëndrimit në shtetin fqinj.

“Jorgoja është sëmurë dhe ka kaluar depresion psikik ku është mbyllur në shtëpi për një muaj, la mjekër. Unë kam marrë kontakt me një mjek privat dhe më ka dhënë një recetë ku mjekimin e pranoi dhe ja jepja me djeninë e tij. Fillimisht mjekimi pati komplikacione pasi e ngriu si njeri dhe nxirrte shkumë nga goja. Mora mjekime të tjera dhe filloi të reagonte, unë flija me të deri sa filloi të fliste deri sa një ditë doli jashtë dhe gjendja e tij filloi të rregullohej” u shpreh babai i Jorgo Zani.

Nga ai moment Jorgoja filloi të ishte problematik duke pirë lëndë narkotike dhe duke u zënë me persona të tjerë. Shumë herë ishte rrahur. Shumë herë e kishte ndaluar policia, deri sa erdhi momenti që shteti grek kërkoi që të largohej përfundimisht. “Në vitin 2009 koha e saktë smë kujtohet më kanë sjellë një urdhër nga policia me motivacionin person shumë i rrezikshëm për komunitetin dhe sigurinë e shtetit. Ku detyronin djalin tim Jorgo që të ikte nga Greqia menjëherë. E kam sjellë personalisht në Shqipëri, në Palasë në një dhomë në shtëpitë e vjetra të babait tim që ma kishte dhuruar mua’ u shpreh babai i Jorgo Zani.

Duke parë rrezikshmërinë që paraqiste ky person Greqia kërkoi largimin e tij të menjëhershëm. Ndërkohë që shteti shqiptar nuk e ka marrë seriozisht sëmundjen e tij. Mjekët nuk kanë përcaktuar rrezikshmërinë për shoqërinë dhe as nuk e kanë mbajtur të mbyllun në institucionet që trajtohen këta të sëmurë. Pas gjithë ngjarjes, drejtësia vendosi që Jorgos Zani duhet të kryente dënimin në burgun e Krujës. Por në 27 shtator 2017 ai kreu aktin e vetëvrasjes, duke u hedhur nga një lartësi. Pas një tentative të dështuar, mëngjesin e të mërkurës Jorgos Zani i dha fund jetës së tij duke mbyllur edhe kapitullin e një krimi monstuoz./ tch

g.kosovari
Next Post
Sot do kuptoni shumë gjëra/ Njihuni me shenjën më me fat të Horoskopit

Ju pret një ditë me zhvillime pozitive/ Çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In