• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën, që po largon shqiptarët nga vendi

by Artan Fuga
26/07/2024 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elektoral

Duke u përgatitur të votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor që fikson,

ngurtëson,

çimenton,

privilegjon,

bunkerizon,

allçizon,

betonizon,

mumifikon,

drejtuesit e partive që praktikisht në masën e një së tretës të kandidatëve për deputete, vetëmërohen si deputetë, pa pasur nevojë fare të marrin vota nga elektorati,

unë e kuptoj vështirësinë e turpit të opozitës. Ka ngrënë pa e kafshuar, e ka gëlltitur mollën e mëkatit. Duke e argumentuar me lloj lloj sofizmash gjoja strategjish elektorale, harron se këtu kemi të bëjmë me një shkelje kushtetuese të rëndë, pabarazi të qytetarëve, me funksionimin e shtetit, dhe jo se kush fiton dhe kush humbet një palë zgjedhje.

Deputetët si edhe tani do të vazhdojnë të ndahen në dy palë. Ata, bosat e partisë, që janë aty me shekuj, që nuk votohen, që grabisin votat e kandidatëve të tjerë për deputetë që i caktojnë vetë, që bëjnë ligjin, ata të përjetshmit, dhe ata që vijnë e ikin nga politika pa kuptuar as se ku ishin as se ku erdhën, thjesht marrin një dorë lekë çdo muaj dhe kaq.Në këtë mënyrë partia politike kthehet në një mjedis antidemokratik ku ka “zotër” dhe “legena” që ngrejnë dorën. Detyra e tyre është që të mos bëzajnë, detyra e tyre është të heshtin, të pranojnë çdo lloj budalliku që vjen nga larg, ata rrinë si peshqit në ujë edhe kur u thonë dorëzoni mandatet, edhe ku u thonë merrni vulën, edhe kur u thonë dorëzoni vulën, edhe kur u thonë votoni, mosvotoni, në çdo rast.

Kush flet thyen paktin e heshtjes dhe rrezikon heqjen nga lista për kandidatë për deputetë.

Cdo lloj tjetër opzoitarizmi është i kotë, hipokrit dhe me hilé nëse kur vjen fjala që për ligjin elektoral të thyesh në mes nga servilizimi jo për gjë, por se të pëlqen që edhe vetë mos votohesh nga elektorati yt. “Peshqit” heshtin sepse kanë hallin a do jenë në listë apo jo.

Nga kjo anë opozita dhe pushteti janë krejt njëlloj. Dihet se në një vend ku pushteti del nga zgjedhjet, nëse ato janë të devijuara me ligj elektoral, çdo ves i shoqërisë aty e ka rrënjën. Pas siguron një vend pa u votuar në Kuvend si deputet i emëruar, pavarësisht se nuk je më veçse një ndihmës infermjer i thjeshtë, një sanitare, apo një ndihmës mami, a roje pavjoni, pra pasi e ke ngrënë “mollën e ndaluar” pastaj bërtit sa të duash jo korrupsioni, jo ligji, jo kushtetuta. Të gjitha janë rrjedhoja të asaj që ke bërë apo pranuar me ligjin elektoral.

Nga kjo anë, deputetët e të gjitha palëve janë njësoj, kanë interesa të përbashkëta, dhe bëjnë atë ligj elektoral që u intereson të gjitha palëve. Mos flasim për pushtet apo opozitë, në këtë plan, në këtë pikë ekuilibri, të gjithë janë njësh.

Prandaj, kam thënë dhe vazhdoj të them që ligjin elektoral nuk mund ta konceptojnë dhe ta votojnë deputetët sepse ata janë në konflikt të rëndë interesi duke bërë atë ligj ku për turp janë prej dekadash që janë të njëjtët që riprodhojnë veten e tyre.

Prandaj kam thënë dhe them që nëse nuk ka një pushtet që kur deputetët “çmenden” në përhumbjen e interesave të qejfit të tyre, të shpërndajë Kuvendin, si gjetiu, deputetët ka shumë mundësi që të humbasin logjikën politike dhe të flasin para gazetarëve idiotësitë më të pabesueshme në mbrojtje të ngrohtësisë që ndjejnë në vithe mbi kolltukun e deputetit.

Dhe këtu futet në lojë edhe aleanca perverse politikisht me ata që quhen kryetarë të partive pa elektorat. Ata si voton kush, kanë nevojë të marrin vota e të gjithë kandidatëve që venë për të mbledhur vota etno-politike, krushqish, bashkëpatriotësh, vartësish, rrogëtarësh të mjerë që i kërcënojnë me vendet e punës në ndërmarrjet e tyre, etj., prandaj duan këtë ligjin elektoral me deputetë të fiksuar.

Kot flasin për monopole, oligarkë, e më the e të thashë. Monopoli më i ndyrë është ai politik. Dhe më i ndyri i të gjithë monopoleve të ndyra është monopoli mbi opozitën. Ju mbani të gjitha monopolet, ne mbajmë monopolin e të të qënurit në opozitë.

Ky lloj monopoli është shkatërrimtar për vendin. Ai e mumifikon sistemin politik, ai bllokon çdo rrotacion politik, aty është rrënja e korrupsionit në makrodimenssionin e v et, aty është shkaku i largimit dhe i shpopullimit të vendit, ku shqiptarët ikin nga sytë këmbët ndërkohë që shohin se piramida e Kuvendit ka të njëjtët faraonë, apo feudalë, pastaj me radhë të njëjtët vasalë, agallarë, qehallarë, e kështu me radhë.

Dhe unë disi e kuptoj. Sa më lart të jesh në vendimarrjen politike të partisë, sot ndodh paradoksi, aq më pak vota merr. Rrezikon që një i panjohur, të marrë vota më shumë se çdo i dalë boje që prej dekadash ka mbledhur aq mosbesim, aq zhgënjime, aq thyrje bese ndaj elkektoratit të vet, sa rrezikon të kthehet në shtëpi veç me torbën e votave bosh.

Next Post
‘S’ka ndarje të partisë me shtetin!’ Gjiknuri replikon me Tabakun: Dikur i vidhnin votat në tavolinë e me kamera

‘S’ka ndarje të partisë me shtetin!’ Gjiknuri replikon me Tabakun: Dikur i vidhnin votat në tavolinë e me kamera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In