• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monologjet 33- vjeçare të Berishës për 20 shkurtin: po ku ishte ai kur u rrëzua shtatorja e Enverit?

by Ylli Pata
20/02/2023 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Për dhënë një panoramë sa më të qartë të situatës shkurt: Blendi Gonxhe, ishte kryetar i grevës së urisë së studentëve që u ngritën për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës.

Grevë që i parapriu rrëzimit të shtatores së diktatorit në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas në Korçë e Gjirokastër. Gonxhe është kundërshtar i tij dhe një nga personat më të akuzuar nga Sali Berisha për vite e vite.

Përveç Blendi Gonxhes, edhe të tjerë protagonistë të asaj lëvizje që ishin pedagogë e studentë, u bënë pak apo fare pak personazhe të qeverisjes së re postkomuniste.

Një nga intelektualët që ju atashuan grevës, profesor Ylli Vejsiu, që u bë për një kohë të shkurtër ministër i Arsimit, u largua nga PD pas një konflikti të gjatë me Berishën.

Po çfarë ndodhi më 20 shkurt të vitit 1991 në Shqipëri? Atë ditë siç dihet në Tiranë u zhvillua një protestë e madhe popullore që përfundoi me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës. Vendi duhet të shkonte në zgjedhje parlamentare në fund të shkurtit.

Në mbledhjen e kupolës komuniste, pjesa konservatore akuzoi Ramiz Alinë se kishte lejuar gjëmën, Nexhmije Hoxha, duke qarë ka lënë mbledhjen. Prej ditësh ishte ngritur një korrent konservator i Partisë së Punës, “Shoqata e Vullnetarëve të Enverit” me kryetar Hysni Milloshin, e cila u katapultua nga pjesa më e ashpër e PPSH-së. Synimi ishte i qartë, që ky korrent të merrte frenat e partisë pas zgjedhjeve të para parlamentare pluraliste në Shqipëri.

“Vullnetarët e Enverit” nisën maniftestimet në disa rrethe, duke kërcënuar se do të vijnë në Tiranë. Ramiz Alia, doli në një fjalim publik, ku foli me tone të ashpra për rrëzimin e shtatores së Enverit, duke i quajturit pjesëmarrësit “forca antidemokratike”. “Populli të ngrihet në këmbë”, tha Alia, duke kryer një manovër të pastër politike për të ngjallur elektoratin konservator që i shikonte me drojë ndryshimet politike në Shqipëri (sa për parantezë-të burgosurit politikë ndodheshin ende në qeli, të internuarit, të degdisur nëpër cepa të frikshëm të vendit).

Në fund të fjalimit, Ramiz Alia shpalli një manovër të fortë politike, ku pezullonte presidencën kolektive, ku ishte vetë kryetar dhe krijimin e një këshilli presidencial me emra intelektualësh të spikatur në vend. Disa emra sa për kujtesë: Fatos Nano, Rexhep Meidani, Kiço Blushi, Lufter Xhuveli etj etj. Shumë e kanë quajtur ligjërisht një grusht shteti, pasi Këshillin Presidencial duhet ta zgjidhte Kuvendi, por që atëherë ishte I shpërndarë. E mori Presidenca kolektive, pra Presidiumi I Kuvendit Popullor.

Ishte një manovër e pastër politike, që synonte të afronte intelektualët e pa inkuadruar në partinë e re të opozitës të shikonin tek PPSH një forcë drejt reformimit politik, e kështu të fitonte zgjedhjet parlamentare që u shtynë me vetëm një muaj, ndonëse Partia Demokratike kërkoi që të shtyheshin më shumë si pasojë e situatës së tensionuar.

Ndërkaq, po atë natë, pra në 20 shkurt, në Shkollën e Bashkuar, një grup pedagogësh dhe studentësh ushtarakë, u mblodhën dhe kërkuan që të vendosnin në sheshin “Skënderbej” bustin e Enverit që ndodhej në Shkollën e Bashkuar. Situata u tensionua aq shumë, sa pati edhe incidente me protestuesit jashtë që donin të ndalonin këtë vrull të çmendur të ushtarakëve.

Të cilët krijuan një komision dhe thirrën përfaqësues të partive, duke kërcënuar qartë e shkoqur ndërmarrjen e një puçi ushtarak në Shqipëri. Ende nuk është sqaruar mirë nëse ai ishte një inskenim i Ramiz Alisë, apo një tentativë e pastër e konservatorëve në udhëheqjen komuniste. Fakt është se ajo përpjekje u shua shpejt. Ndërkaq, Sali Berisha, atë ditë, në vend që të dilte hapur për të dhënë mesazhe publike për përkrahësit e tij, thuajse u zhduk nga qarkullimi. Në takimin me ushtarakët tek Shkolla e Bashkuar si përfaqësues të PD-së shkuan Abdi Baleta dhe Neritan Ceka. Të cilët u vunë pas një presioni deri edhe me armë nga “puçistët”.

Të nesërmen, siç e ka treguar edhe Frrok Çupi atëherë kryeredaktor i Rilindja Demokratike, Sali Berisha kërkoi që RD së bashku me Zërin e Popullit të dilnin me një shkrim të përbashkët në thirrjen për qetësi. Dhe ashtu ndodhi.

Ky qëndrim i moderuar i Sali Berishës ende nuk është marrë vesh a ishte i konsultuar me udhëheqjen e PD-së apo ishte thjesht ide e tij. Fakt është se më 20 shkurt, doktori nuk ishte “skifter” por “pëllumb”.

Të nesërmen pastaj ishte një ditë e re, e politikisht ajo që fitoi nga rrëzimi i shtatores në planin afatshkurtër ishte PPSH që fitoi zgjedhjet e 31 marsit, por afatgjatë fituan njerëzit sepse vranë frikën dhe simbolikisht rrëzuan njeriun-diktaturë, si dhe PD vuri tullat e sigurtë për tu ngjitur në pushtet. Gjë që ndodhi shumë shpejt, që në qershorin e vitit 1991. Në fillim me një qeveri koalicioni me Partinë Socialiste të sapokrijuar me udhëheqës Fatos Nanon, e më pas me një pushtet plebishitar më 22 mars 1992.

Sali Berisha u bë President siç dihet, duke pasur për një periudhë të gjatë kohe për 2 vjet edhe dy të tretat e Parlamentit.

Pushteti i ri kishte të gjitha mundësitë për të nisur një seri procesesh ndaj njerëzve që kishin vrarë, burgosur dhe dhunuar për 50 vjet në Shqipëri. Por edhe protagonistët e “puçit” ushtarak të 20 shkurtit 1991. Kjo bëhet natyrisht me dy mënyra: burgosje dhe ndëshkime “sommarie” apo zhvillimi i proceseve sa më të drejtë dhe të paanshëm.

Kjo e dyta natyrisht që është më e sakta dhe më normalja për një vend demokratik. Që të kryhet kjo, do të duhen njerëz të aftë dhe me integritet në prokurori dhe gjykata. Berisha, përveç një emërimi të maturës së parë që doli nga 1990 në Fakultetin e Drejtësisë në gjykata, por që ishin shume pak, ndërmori operacionin “Plepat”, ku emëroi prokurorë e gjykatës militant që mbaronin një kurs 6 mujor në Durrës.

Por edhe pse u vunë mbështetësit e tij në institucionet e drejtësisë, nuk pati realisht procese serioze kundër diktaturës.

Madje gjyqet e Nexhmije Hoxhës që akuzohej se kishte pirë ca kafe më shumë dhe marrë nga magazinat kartpeceta për shtëpinë, e nxjerrin atë të ndershme krahasuar me lluksin që jetojnë politikanët sot.

Por megjithatë, Sali Berisha, ka 33 vjet që më 20 shkurt bën të njëjtin monolog para kamerave, ku akuzon kundërshtarët e tij politikë si njerëz të Enverit e Nexhmijes. Kur në fakt ishte ai vetë që i qeshte gjithë dashuri të dyve, siç del pa pasuer nevojë për fjalë në foton me Enver Hoxhën.

Next Post
Kulluri: Revolucioni demokratik, ‘Deja Vu’ e 2019. Opozita nuk po gjen dot rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet

“PD nuk po prodhon figura të mira politike”/ Kulluri: Ka “pupace” të krijuar artificialisht

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Dikur, dikur, mund të quheshin MONOLOGJE fjalët e Berishës.
    Nga që ka vrarë, ka vjedhur dhe ka bërë shumë të zeza ndaj këtijë populli dhe këtijë vëndi, ka folur e folur për tu munduar të mbulojë pisllëqet e veta, sa tashti, nuk e dëgjon dhe pjerdh njeri se janë lodhur njerëzia, mbasi tashti, fjalët e tija janë bërë MONO-LOQE, dhe kështu, nuk ka kush të merret më me të.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

December 28, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com