• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monitorimi i rreptë i Universiteteve private, studentët regjistrohen online në shtet

by A R
07/08/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Univeristetet jopublike do të jenë të monitoruara nga Ministria e Arsimit për studentët e rinj që do të pranojnë. Për herë të parë, maturantët që do të shpallen fitues për të ndjekur studimet e larta në univeristetet jopublike, do të regjistrohen “online” pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, nëpërmjet së cilës edhe kanë aplikuar.

Ministria e Arsimit vlerëson se, në këtë mënyrë, universitetet jopublike janë të monitoruara dhe nuk mund të regjistrojnë asnjë student jashtë kuotave që kanë deklaruar.

“Sekretaritë, regjistrimin e bëjnë “online” te ne pasi marrin dokumentet dhe ne kontrollojmë të gjitha listat. Ato janë të detyruar që rankimet të na i sjellin neve. Në datën 5 shtator shpallen, ndërsa një ditë më pas na i sjellin neve elektronikisht. Jashtë liste nuk mund të fusin asnjë, sepse nuk e lë sistemi. Pra, nëse kanë aplikuar le të themi 300 veta për 100 kuota, nëse që në fazën e parë universiteti regjistron të 101-tin, ne i paralajmërojmë për shkelje”, thotë Arben Fagu, drejtor i bazës së të dhënave në AKP.

Fagu u kërkon maturantëve të bëjnë kujdes në momentin që do të zgjedhin degën e tyre për t’u regjistruar. Sipas tij, këtë vit nuk ka rëndësi renditja e degëve që preferon. Mjafton të jesh shpallur fitues, por mund të regjistrohesh vetëm një degë dhe vetëm një herë.

“Mund të jesh shpallur fitues nga 10 preferenca në 7 prej tyre. Maturanti duhet të vendosë se në cilin do të regjistrohet në mënyrë përfundimtare. E pasi merr vendimin që nga ato të shtata zgjedh njërën, pavarësisht renditjes, në momentin që regjistrohet me dokumente ai nuk do të ketë më mundësi të ndërrojë gjë. Ky moment është shumë delikat dhe shumë i rëndësishëm për maturantin”, tha më tej Arben Fagu.

Në datën 11 gusht mbyllet procesi i aplikimit të maturantëve, ndërsa më 5 shtator, Sekretaritë e universiteteve shpallin fituesit, emrat e të cilëve do të kalojnë “online” pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve./tch/a.m.

Next Post

Izet Haxhia-Fatos Klosit: Bashkëpunove me Berishën për vrasjen e Hajdarit e Haklajve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

February 3, 2026
Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

February 3, 2026
voton-berishaaa-770×420

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha fiton… vendin e dytë!

February 3, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

February 3, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

February 3, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

February 3, 2026
Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In