• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Monitorimi ajror/ Guardia di Finanza: Tendenca e kultivimit drejt zeros; Çako: Fund fenomenit!

by Java News
14/06/2017 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike, Drejtues i Lartë Altin Qato, zhvilluan një takim me Policinë Italiane, Guardia di Finanza dhe Benecon, në kuadër të ndjekjes së zbatimit të protokollit operativ për fluturimet ajrore me avion të posaçëm të Guardia di Finanza-s, për identifikimin e parcelave të kultivuara me Cannabis, në territorin e Shqipërisë.

Kolonel Giovanni Conti, vlerësoi si mjaft të shkëlqyer bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me Policinë Italiane dhe me GdF-në, qoftë për operacionet e përbashkëta kundër trafikimit të lëndëve narkotike, por edhe bashkëpunimin, bashkërendimin e koordinimin e gjithë veprimeve për monitorimin nga ajri, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Conti konfirmoi se deri tani bazuar në fluturimet ajrore (rreth 23 orë fluturim), që përbëjnë 1/5 e gjithë orëve të misionit të fluturimeve për vitin 2017, nuk janë identifikuar parcela të kultivuara me Cannabis Sativa.

“Kjo është një arritje e madhe dhe tregon punën e shkëlqyer parandaluese, të bërë nga Policia e Shtetit” – u shpreh Kolonel Giovanni Conti. Komandanti i Guardia di Finanza-s në Shqipëri, Kolonel Luca De Paolis, theksoi edhe një herë se ka kaluar pothuajse një muaj që nga fillimi i zbatimit të protokollit operativ, dhe çdo gjë po shkon sipas planifikimeve paraprake. Nga përpunimi i të dhënave të deritanishme dhe fluturimet ajrore (katër të tilla) gjatë muajit maj- qershor, tendenca e kultivimit të Kanabisit është zero.

“Nga analiza e punës së përbashkët të kryer deri tani, kemi marrë një rezultat pozitiv, përsa i përket organizimit dhe zbatimit të protokollit operativ” – ka thënë ndër të tjera z. De Paolis.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO, falënderoi partnerët italianë për konsideratat, dhe theksoi se Policia e Shtetit është duke e kryer me përkushtim punën e saj, me një vendosmëri dhe angazhim të plotë për të vazhduar monitorimet.

“Jemi në periudhën paraprake të kultivimit dhe do të duhet të presim deri në muajin korrik 2017, për të qenë më të sigurt në shpalljen e një fitoreje ndaj një fenomeni që padyshim kërkon përpjekje të mëdha nga ana e të gjithëve ne.

Nuk do të ketë asnjë stepje, asnjë tërheqje, por do të forcojmë akoma më tej bashkëpunimin dhe do të koordinojmë sa më mirë veprimet e përbashkëta, jo vetëm nga ajri dhe toka, por edhe nga deti, për të parandaluar dhe goditur me ashpërsi, qoftë tentativat e kultivimit të bimëve narkotike, ashtu edhe tentativat e trafikimit të lëndëve narkotike në rrugë detare apo tokësore” – është shprehur Drejtori i Përgjithshëm.

Në këtë drejtim Çako, ka dhënë miratimin e tij për zhvillimin së afërmi të një takimi të Policisë së Kufirit dhe Migracionit me kolegët e Guardia di Finanza-s dhe Policisë së Shtetit Italian në Bari, me mbështetjen e PAMECA V.

Pas takimit, Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako së bashku me Drejtorin e zyrës së Policisë italiane, Uci Albania, Kolonelin Giovanni Conti dhe drejtuesit e tjerë nga pala italiane dhe Policia e Shtetit, zhvilluan një vizitë në laboratorin e ngritur për misionin e fluturimeve nga ana e Policisë Italiane ne Shqipëri, që tashmë është i plotësuar edhe me pjesën universitare, qendrën BENECON, për përpunimin në kohë reale të të dhënave të mbledhura nga fluturimet ajrore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, theksoi se Drejtoria e Policisë së Shtetit është e hapur për këdo nga institucionet shtetërore që interesohet, të vijë, të shikojë me sy e të dëgjojë me veshë, kërkuesit shkencorë të universitetit, në këtë laborator./a.m.

Next Post
Meta: Zgjedhjet bëhen për shqiptarët, jo për partitë. Çdo lloj konflikti është kosto për vendin

Fundi i LSI-së dhe Meta i vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

January 1, 2026
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

January 1, 2026
Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

January 1, 2026
‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

January 1, 2026
Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com