• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Monitor: Pse u largua Sheraton nga Shqipëria

by Java News
01/01/2018 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humbjet e mëdha duket se kanë qenë arsyeja kryesore që e kanë detyruar grupin Mak Albania, që ka në pronësi Hotel Sheraton, që të merrte vendimin për t’u larguar nga Shqipëria. Sipas bilancit të konsoliduar të Mak Albania, – që përfshin Mak Albania Construction, Chateu Linza, Mak Travel dhe Sheraton Tirana Hotels & Toëers, ku aktivitetin kryesor të grupit e ka hoteli, – humbjet e akumuluara në kapital në vite, përfshirë edhe 2016-n, arritën në total në gati 11 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro.

Kompania rezulton se në vite ka shitur gradualisht pronat e saj, me vlerë shumë më të ulët se ajo kontabël apo ajo e investimit fillestar, çka i ka shtuar humbjet.

 

Aktiviteti në 2016-n

Vetëm për vitin 2016, humbjet e Mak Albania arritën në 1.06 miliardë lekë, apo gati 8 milionë euro. Aktiviteti i kompanisë është përkeqësuar dukshëm në 2016-n, ku humbjet pothuajse u dhjetëfishuan (në 2015-n, ato ishin 1.1 mln euro). Humbjet ishin dy herë më të larta se të ardhurat, që arritën në 3.3 milionë euro, me një rënie prej 43% me bazë vjetore.

Rezultati negativ në 2016-n ka ardhur si rrjedhojë e raportimit të 6.1 milionë euro humbje nga shitja e Alfa Butrinti (hotel Butrinti në Sarandë), i cili u shit për një vlerë prej 820 mijë eurosh, në një kohë që vlera fillestare e investimit kishte qenë mbi 7 milionë euro, siç bëhet e ditur në shpjegimin në bilanc. Sipas ekstraktit të Alfa Butrint, Hotel Butrinti i është shitur në dhjetor 2016 sipërmarrësit shqiptar, Shyqyri Duraku.

Por edhe pa përfshirë rezultatin negativ nga shitja e Hotel Butrinti, Mak Albania për vitin 2016 raportoi humbje operative prej 1.6 milionë eurosh, në dyfishim në raport me një vit më parë.

Si u zhvlerësua Mak Albania

Mak Albania, e cila ka hapur aktivitetin në Shqipëri që në vitin 1994, jo vetëm nuk e ka shtuar vlerën në 23 vjet aktivitet, por ka parë një zhvlerësim të kapitalit nga 87 milionë euro në 22 milionë euro, për shkak të humbjeve të larta, sipas të dhënave të bilancit të vitit 2016.

Për vitin 2016, Mak Albania raporton vetëm të ardhura nga hotel Sheraton, prej 4 milionë eurosh, me një rënie prej 13.5% me bazë vjetore, ku me tkurrje rezultojnë si të ardhurat nga dhomat-të huajt, ashtu dhe nga grupet dhe shërbimi i ushqimeve. Rritja e konkurrencës në tregun e hotelerisë në vend, me shtimin e hotel Plazza, ka ndikuar negativisht në të ardhurat e Sheraton.

Ndërsa nga aktiviteti tregtar i qendrës, në godinën e hotelit, të ardhurat ishin 780 mijë euro.

Dy kompanitë e tjera Chateu Linza, një ndër lokalet e parë në kryeqytet, dhe Mak Construction rezultojnë të falimentuar.Sipas bilancit, kompania ka shitur në vitin 2016 makineritë dhe pajisjet e punës të divizionit Chateu Linza dhe Mak Construction, me një humbje prej 1.5 milionë euro, si rrjedhojë e shitjes me vlerë më të ulët sesa vlera kontabël e tyre.

Në vitin 2014, grupi ka shitur edhe Hotel Resort që kishte në Golem tek Mali i Robit, për 1.8 milionë euro. Edhe nga kjo shitje grupi rezultoi me një humbje prej 2.5 milionë eurosh nga vlera kontabël.

Hoteli ishte hapur që në vitin 2004.( Marrë me shkurtime nga Monitor)

Next Post
Kim Jong-un s’ndalet, kërcënon sërish SHBA ditën e fundit të 2017

Kim Jong-un s’ndalet, kërcënon sërish SHBA ditën e fundit të 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In