• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monika “pemë me kokrra” ?

by Artur Ajazi
27/10/2020 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Monika Kryemadhi,akoma beson se në politikë ajo është “boshti” nga ku rrotullohen të gjithë. Madje ka arritur deri atje sa ta quajë vehten “pemë me kokrra që i gjuajnë me gurë”, nisur nga sulmet e shpeshta që shigjeton media dhe rrallë mazhoranca qeverisëse ndaj saj, lidhur me shpifjet apo dhe shpikjet gjithmonë kur dikush i prek  Ilirin apo LSI. Gjithmonë kur dikush e ka vënë në “terezi” gjithçka, dhe e ka fjetur “mëndjen” se nuk e gjen gjë edhe sikur të përmbyset bota, shprehjen  e parë  që thotë është “unë jam pemë me kokrra, ndaj më gjuajnë”. Ndoshta kokrrat përkthehen në “para” në rastin konkret. Pra jam “njeri i pasur ndaj më sulmojnë”. Por pasuria e Monikës, nuk ka si të jetë  nga “pemë me kokrra” pasi ajo është vënë padrejtësisht me forma dhe mënyra të dyshimta. Kur Monika ishte në FRESH, vite më parë, kishte ambicje të mëdha të bëhej një ditë “zonja e parë” e vendit, dhe këtë e shprehte në çdo takim. U bë në fakt “zonja e parë” kur Ilir Meta u bë kryeministër, dhe gjëja e parë që bënte ishte “vjelja e kokrrave” që prodhonte “pema” e qeverisë.

Nuk la “pemë” pa ja vjelë kokrrat, nuk la mundësi pa shfrytëzuar, nuk la ditë dhe natë të Zotit, pa i bërë yzmetin xhepave të saj. Sot Monika është një zonjë shumë e pasur, një zonjë që gëzon veç pasurisë edhe ofiqin e kryetares së një partie që lindi nga “kokrrat e vjela” të pushtetit të Ilir Metës, dhe që vazhdon ta trajtojë qenien e saj në politikë si “domosdoshmëri jetike për shqiptarët”. Duke shfletuar pjesë nga “bëmat” e dikurshme të pushtetit që ka patur në këto 2 dekada Monika dhe Iliri, gjen “xhavahire”, skandale, dhe problematika me të cilat organet e drejtësisë së re, duhet të ndaleshin me kohë. SPAK-u, duhet të hapë me urgjencë hetimin mbi pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi, që edhe pse erdhën nga xhaketa e dokut dhe divani 7 mijë lekësh, sot janë me pasuri marramendëse.

Monika, ti ke të drejtë ta quash vehten “pemë me kokrra”, ke të drejtë sepse deri sot,me ty nuk është marrë seriozisht Prokuroria dhe Gjykata, sepse ja ke mbyllur  në çdo rast  gojën me “kokrrat” e fituara padrejtësisht. Vetëm në Shqipëri, mund të ndodhë që të vish nga hiçi, të bëhesh milioner,dhe të bësh harakiri para mediave dhe shqiptarëve, sikur gjithçka e ke të trashëguar nga “stërgjyshi”. Monika, ti ke të drejtë ta quash vehten “pemë me kokrra” derisa drejtësinë e ke blerë  dhe presionuar në çdo rast, kur të janë afruar fletë-thirrjet për në Prokurori. Ti ke të drejtë edhe kur tall menderen me intervistat bajate, kur thua se “vilën në Lalëz ma dinë gjithë shqiptarët”. Në një vend tjetër, ti dhe “pema” duhet të ishit me kohë në burg.E zhvatët këtë vend dhe këtë popull, dhe tani talleni dhe bëni karagjozllëqe, për të mbuluar “kokrrat” me pëllëmbët e duarve. Monika, ti duhet ta kuptosh se, vetëm në një vend si Shqipëria, ti dhe “pema” mund të shijoni të lirë si ajri, “kokrrat” e vjelura, dhe nuk janë pak, por sa të mbushësh një magazinë plot. Ti ke të drejtë Monika, edhe  kur shpjegon “problemin që ka Rama me ju të LSI”, pasi e di mirë se, pas 25 Prillit 2021, ajo parti do të shkrijë si bora, dhe jo për faj të kryeministrit. Problemin realisht e ke mes Lulzimit dhe “pemës” Monika, është lufta për “kokrrat”, nuk është shaka, pasi Edi  Rama ka kohë që ju ka bërë “delete” të dyve.

Next Post
Kinë: 60% e autobusëve janë elektrikë

Kinë: 60% e autobusëve janë elektrikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

December 23, 2025
Media britanike “Saga”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026-n

Media britanike “Saga”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026-n

December 23, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

December 23, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, analisti: Fitoi Berisha, por jo opozita!

December 23, 2025
“Njerëzit më pyesin, pse del në krah të Berishës?”, Duka: Problem s’është e majta, por kleptokracia

“Njerëzit më pyesin, pse del në krah të Berishës?”, Duka: Problem s’është e majta, por kleptokracia

December 23, 2025
Zvërnec plazh, aty ku fjalët shqip janë kaq të rralla…

Big Brother Politics, edicioni i paraburgimit

December 23, 2025
Trump largon 30 diplomatë dhe përgatit terrenin për besnikët e tij

Trump largon 30 diplomatë dhe përgatit terrenin për besnikët e tij

December 23, 2025
Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit

Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit

December 23, 2025
Spiropali nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës

Spiropali nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës

December 23, 2025
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Doktor, kujto vitin 2004-2005!

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In