• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monika, pallati dhe filxhani

by Java News
14/12/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Nuk është krim të jesh i/e pasur, por vetëm rruga që zgjedh për t’u bërë i/e tillë. Në vendet normale, më të pasurit janë ata që krijojnë, prodhojnë, ata kanë talente apo dhunti të caktuara, si biznesmenët e suksesshëm, sportistët, aktorët, shpikësit etj.

Në Shqipëri janë politikanët dhe gjyqtarët, me ‘talentin’ e vetëm për të shumëshuar pasurinë, pa prodhuar asgjë, por vetëm me paga shteti fikse.

Kur Monika Kryemadhi hyri për herë të parë në politikë, gati tre dekada më parë, si pasuri kishte vetëm opingat. Më vonë, i kanë lënë trashëgim prindërit 2/6 e dy apartamenteve, afërsisht 2-3 dhoma gjithsej. Gjatë lundrimit të tyre në politikën shqiptare, Monika Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta, kanë deklaruar si të ardhura vetëm pagat e tyre shtetërore, sipas pozicioneve që kanë pasur. Nuk figuron asnjë qindarkë nga ndonjë biznes apo veprimtari jashtë funksioneve publike.

Ndonëse çifti presidencial ka mbajtur funksione të larta, pagat në Shqipëri kanë një tavan të caktuar, të mjaftueshme vetëm për të siguruar vetëm ushqimin, veshjet, sigurimin e një banese, ujin, energjinë elektrike, transportin, shëndetin, komunikimin, argëtimin, arsimin, pushimet etj. Banesat e dyta dhe të treta, shkollimi i fëmijëve në Angli, frekuentimi i restoranteve dhe hoteleve luksoze, ndërhyrjet e kushtueshme estetike, veshjet e kushtueshme etj., mund të përballohen vetëm të ardhura të tjera shtesë.

Çfarë ka ndodhur? Me këtë status, me këto të ardhura dhe shpenzime, Monika Kryemadhi ka sot në pronësi një pallat në Tiranë, ku vetëm nga shitja e apartamenteve të cilit ka tuar 890 mijë euro deri më tani. Monika deklaron edhe një vilë në Gjirin e Lalzit, me 11 WC, një posaçërisht për macen.

Kurrë nuk e ka deklaruar vlerën e vilës. Rreth saj ka vetëm hamendësime që variojnë nga 500 mijë deri në 2 milionë euro.

Zonja e parë deklaron edhe një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë. Dhe kjo është vetëm një pjesë së pasurisë së deklaruar me dokumente, e theksojmë ‘pasurisë së deklaruar’. Monika Kryemadhi ka një sagë me justifikime, manovra me kredi, dhurata, borxhe, falje tokash etj., por kjo është e vërteta e thjeshtë e pasurisë së saj: Një pasuri miliona euro me vetëm dy paga dhe fëmijët me shkollë në Angli.

Dy janë rrugët e pasurimit: Ose Monika Kryemadhi është vërtetë një magjistare dhe e ka nxjerrë pallatin nga filxhani, ose Monika Kryemadhi është një politikane thellësisht e korruptuar. Ndajeni vetë. Ndoshta do ta ndajë edhe SPAK-u.

Next Post
Pas takimit me Bashën, PD i deklaroi si pa mbështetje. Por familjet nga Manza nuk kanë asnjë dëmtim në banesë

Pas takimit me Bashën, PD i deklaroi si pa mbështetje. Por familjet nga Manza nuk kanë asnjë dëmtim në banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In