Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit është shprehur se më 11 maj do të votojë për Ilir Metën.
“U bëj thirrje të gjithëve, miqëve, të afërmëve të mi të votojnë të shkojnë të votojnë Presidentin e Lirisë. Kam pasur në plan për të kandiduar e pavarur, por duke ditur logjikën e Ilir Metës dhe gjendjen ku ndodhet Partia e Lirisë jam tërhequr”, tha Kryemadhi.