• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monika  kërkon “mos ma prek detin”, apo “mos ma prek floririn”

by Artur Ajazi
08/09/2020 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Monika Kryemadhi, ka vendosur të mbrojë me jetën e saj dhe të partisë saj, detin duke paralajmëruar për të 10 herë kryeministrin Rama se “mos ma prek detin, sepse do të largojmë me të rinjtë e LRI para prillit”. Tek dëgjoja deklaratën e zonjës Kryemadhi për “detin” (pasi e di se ajo e ka dobësi detin) mëndja se ç’mu ngatërrua, dhe për një moment , mu bë sikur dëgjoja “mos ma prek floririn”.

Kjo për faktin sepse deti dhe floriri, janë njëlloj, ndoshta sepse, deti dhe floriri, janë me rëndësi të përbashkët, ose ndoshta sepse zonja Monikë, siç do detin, do edhe floririn, helbete. Nuk e kisha menduar se, në pikun e problemeve dhe halleve të mëdha të parafushatës elektorale, që zonja Monikë ka me LSI, apo dhe me kreun e shtetit nga pikëpamja “institucionale”, ti dilte koha dhe të merrej edhe me “detin”. Dhe më e veçanta është se, ajo ka marrë në dorë flamurin e “avokates” së  flaktë të problemit me detin. Ka dalë kundër Metës, Bashës dhe Doktorrit, që e katranosën ca vite më parë problemin e ndarjes së detit, dhe tani kërkon të ndërsejë “të rinjtë” e Jalës për të “zbuar kryeministrin para prillit”.

Eshtë e habitshme se si zonja Monikë, në momentet kur i duhet të përballet me disa të “hidhura” lidhur me listat e hapura dhe të pahapura, apo lidhur me braktisjen e hapur që po i bën Lulzim Basha lidhur me koalicionet parazgjedhore, ka kohë të merret edhe me detin. Në një deklaratë mediatike lidhur me këtë problem, zonja Monikë e ka akuzuar kryeministrin Rama për “tradhëti, pasi i ka njohur Greqisë të shtrihet deri 12 milje detare”, por edhe duke e paralajmëruar atë se “do të largohet nga qeverisja para prillit, në rast se prek detin”. Sinqerisht tek e dëgjoj zonjën Monikë të flasë për detin, sikur të ishte diçka që mbyllej në bunker dhe grabitej (dhe jo për floririn), mendoj sa poshtë ka rënë një pjesë e politikës, dhe se do të jetë edhe më trishtuese fakti, sikur pas zgjedhjeve të 2021, ajo, apo dhe kushdo tjetër, të mbijetonte politikisht akoma.

Të “trazosh” pellgun që ke qelbur vetë, dhe ti sulesh tjetrit që nuk ka lidhje fare me “çorbën” tënde, do të thotë të kesh rrjedhur përfundimisht, do të thotë të kesh humbur qetësinë, duke mos patur shpresë për rehabilitim fizik dhe politik. Ata që bënë pazaret me detin, apo dhe me monopolet shtetërore për të fituar dhe mbushur thasët me para, sot janë rreshtuar  në llogoren e “të ndershmit, të pakorruptuarit, të papërlyerit me afera të ndyra”, dhe shesin gjithë ditën e Zotit moral, propogandë dhe dogma që gajasin së qeshuri edhe rojet e objekteve. Zonja Monikë, sa për detin ka kush përgjigjet, dhe do të përgjigjet shumë shpejt para ligjit, sa për detin ka kush e mbron (madje njëri prej tyre është dhe Ilir Meta) me vepra konkrete dhe jo me llafe katundi. Nuk do të kesh kurrë shansin ti, të mbrosh detin, sepse 12 miljet e “shitura” zonja Monikë, nuk janë në Jalë apo Gjirin e Lalëzit, dhe nuk  e  prekin  vilën tuaj. Më mirë lërja në dorë “mbrojtjen” e detit zotit  Meta, ti merru me pjesën tjetër të problemit, merru me “të rinjtë që do të rrëzojnë  qeverinë para Prillit”. Shpreso zonja Monikë  shpreso, se ndoshta edhe deti  ashtu  si edhe mali, mund  të sjellë  ndonjë  “fat  të madh”  për ju, por pushtet  nuk besoj, sa të jetë Edi Rama  kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste…

Next Post
Rama citon Zamira Kitën: Godina aktuale e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë

"Nuk çohesha dot as për të pirë ujë"/ Zamira Kita tregon përballjen me COVID: Një këputje e tmerrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In