• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut”, Artan Hoxha: Kishte në dorë…

by A R
09/10/2025 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar këtë të mërkurë, 8 tetor, se Durrësi është qyteti i dytë pas Tiranës përsa i përket grupeve kriminale. Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha shpjegoi marrëdhëniet mes bandave të Durrësit, duke e konsideruar personin e njohur si Mond Çekiçi (i vrarë në vitin 2021) trurin e bandës së Shijakut dhe shpjegoi arsyet pse e quante të tillë.

Hoxha kujtoi disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë atentatin ndaj Plarent Dervishajt në vitin 2018 dhe vrasjen e shoferit Andi Maloku në 2019 në makinën e prokurorit Arjan Ndoja (sot deputet), si pjesë e përplasjeve mes bandave.

“Le t’i referohemi SKY ECC-së, se si operon krimi i organizuar. Kur është hapur SKY, shefja e Interpolit atëherë ka thënë se po arrijmë të shohim një flokëbore nga gjithë maja e ajsbergut.
Së pari, kemi një ngjarje që është bërë një atentat në qershor të vitit 2018 ndaj Plarent Dervishajt. Atë ditë kam thënë që në Durrës sapo ka filluar lufta. Herë pas here dëgjohen beteja, dhe Durrësi është qyteti më i rëndësishëm në Shqipëri, pas Tiranës, sepse është porti. Dhe atentati tjetër është në 2019, ku goditet Rrumi në makinën e prokurorit dhe vdes shoferi që s’ka faj, Andi Maloku, 23 vjeç. Më i pafajshmi në atë histori.
Ngjarjet vijuan, betejat mes grupeve u bënë të qarta. Këto dy grupet që ka evidentuar SPAK-u nga kjo dosje janë nga Shijaku. Durrësi është tjetër gjë, është det. Shijaku është kodër. Herë pas here ata bëjnë kompromise dhe i ndajnë zonat e tyre.
“, tha Hoxha.

Sipas gazetarit, Mond Çekiçi (i vrarë më vonë) kishte marrë nën kontroll menaxhimin dhe pastrimin e Portit të Durrësit përmes tenderëve, duke shfaqur një ndikim të fortë të krimit të organizuar në ekonomi dhe infrastrukturë.

“Më pas vritet E.Ç., ose Mond Çekiçi, ishte truri i bandës së Durrësit, që kishte zanafillën, ku ata fusin Lulzim Berishën, Plarent Dervishajn. Por M. Çekiçi ishte truri. Pse? Sepse Çekiçi me letra kishte fituar tenderin dhe kishte menaxhimin dhe pastrimin e Portit të Durrësit. Nga ai moment e mbrapa fillon situata që s’kapet më kokainë në Durrës. U mor nën kontroll porti, qyteti. Kjo panoramë na tregon se këto dy grupe, nuk janë aleatë, por në një moment të caktuar atyre u përputhen interesat.“, shtoi Hoxha.

Gazetari tha se SPAK ngrinte pikëpyetje edhe mbi qëndrimet e disa personazheve të botës së krimit që flasin pozitivisht për kryeministrin “Ajo që më çudit mua në këtë histori është se si nga SPAK-u lindin gjithmonë pyetje se pse çunat e krimit flasin mirë për kryeministrin.” Por sipas Hoxhës, grupet kriminale do flasin gjithmonë mirë për pushtetin.

Next Post
“Ishte perfekte…”, gazetarja: Çfarë tregon sasia e madhe e tritolit që iu vendos 58-vjeçarit në Sarandë

“Ishte perfekte…”, gazetarja: Çfarë tregon sasia e madhe e tritolit që iu vendos 58-vjeçarit në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In