Mona, qeni antidrogë që zbuloi 1 ton kokainë
Një tonelatë kokainë, e përzier me materiale stampimi dhe boje dhe me destinacion Shtetin Meksikan në Sinaloa, është sekuestruar nga autoritetet kolumbiane falë nuhatjes së një qeni antidrogë në aeroportin El Dorado të Bogotasë.
Një sasi e ngjashme “kokaine e zezë” është sekuestruar edhe në Meksiko Siti, ku kishte mbërritur me një avion, e nisur disa orë më përpara gjithnjë nga Bogota. Ajo që ka zbuluar ngarkesën, e fshehur në 48 kuti, ka qenë Mona, qeni-antidrogë i Departamentit të Antidrogës të Policisë Kolumbiane. Sapo kontrolli i policisë rezultoi pozitiv, autoritetet kolumbiane kanë njoftuar menjëherë kolegët e tyre meksikanë, të cilët sekuestruan një ngarkesë të ngjashme të ashtuquajtur “kokaina të zezë” në aeroportin e Meksiko Sitit.
Sipas asaj që bëhet e ditur, kokaina ishte e destinuar si për tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe për atë evropian.
Redaksia Java News/ f.g