• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

by Java News
04/04/2026 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Në vitin 1997 regjisori amerikan James Mangold solli për publikun ndoshta një nga filmat më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave: “Cop Land”, në qendër të të cilit ngrihet pyetja se në çfarë pike dikush që e njeh kalbëzimin moral të shoqërisë, jeton brenda kalbjes dhe përfiton prej saj, vendos më në fund të marrë përgjegjësinë që i takon si shkaktar i saj?

Ngjarjet në film zhvillohen në një qytezë të New Jersey-t, ku policët e korruptuar të New York-ut kanë ndërtuar, me para të pista, lagjen e tyre private: një vend të qetë e të pastër ku mund të rrisin fëmijët larg krimit që, me lejen e tyre, ka pushtuar anën tjetër të urës që ndan dy botët.

Më erdhi në mend ky film teksa ndiqja seancën plenare të kësaj jave që lamë pas. Mes tensionit dhe përplasjeve fizike, seanca prodhoi edhe një moment të rrallë për nga sinqeriteti. E kam fjalën për përplasjen verbale mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe asaj socialiste, Bora Muzhaqi.

E gjithë sekuenca e ngjarjes rrodhi shumë shpejt, me Vokshin që ofendoi pa mikrofon deputeten socialiste, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj duke e pyetur se si do të ndihej nëse dikush do t’i thoshte të njëjtën gjë vajzës së saj? Kaq mjaftoi që teatri i zakonshëm i jetës parlamentare të prodhonte, si rrallë herë, një reagim spontan dhe pa skenar, ku deputetja demokrate shpërtheu ndër të tjera me fjalët: “Fëmijët e mi, këtu në këtë grup të qelbur, mos i përmend!” Me duar përfshiu të gjithë sallën e parlamentit, si mazhorancën, ashtu edhe krahun e saj.

Ishte momenti Cop Land i asaj seance plenare, kur pikërisht dikush që ka bërë prej kohësh paqe me qelbin, përballet papritur me idenë se ai mund të prekë edhe gjëra që i ka të shenjta. Në film policët e korruptuar e kanë ndërtuar periferinë e tyre private që fëmijët e tyre të jetojnë sa më larg punës së prindërve. Shpërthimi i deputetes demokrate tregoi të njëjtën gjë: se ekziston një ndarje, e ngritur dhe e kultivuar me kujdes prej kohësh, mes botës së profesionit, ku deputetët tanë banojnë si politikanë, dhe asaj që e konsiderojnë si të denjë për njerëzit që do më të shtrenjtë. Janë dy botë që nuk e pranojnë dot njëra-tjetrën.

Tani, Albana Vokshi nuk është ekzastësisht një figurë që të ngjall empati. Prej vitesh ajo jep kontributin e saj në regjistrin e ofendimeve dhe vulgaritetit që sot duket se i ngjall neveri, duke qenë po aq e ashpër dhe banale sa kolegët e tjerë të saj në parlament nga të dy krahët. Ndaj nuk ka shumë kuptim që reagimi i saj të lexohet si ndonjë lloj zgjimi moral. Përkundrazi, kemi të bëjmë thjesht me panikun moral të një njeriu që ka pranuar se parlamenti duhet të jetë aq i zhurmshëm dhe banal sa ç’është tani – se tek e fundit kjo është detyra e asaj salle – por që kjo nuk duhet kurrsesi të prekë gjërat që ajo personalisht i vlerëson. Është logjika e trafikantit të lagjes, që fatkeqësisht duket se ka kapluar shumicën e deputetëve tanë, sipas së cilës nuk ka asgjë të keqe të helmosh lagjen me mallin që shet, sa kohë ai qarkullon mes të tjerëve. Për deputetët tanë, agresiviteti, vulgariteti dhe degradimi i gjuhës e i sallës së Kuvendit është pjesë normale e punës. Por, sapo kuptohet se helmi mund të kapërcejë pragun e shtëpisë dhe të arrijë familjet e tyre, pushtohen nga paniku. Befas, ka kufij dhe vija që nuk duhen kaluar.

Por nuk mund të kontribuosh për vite të tëra në kalbjen edhe më tepër të një grupi të qelbur dhe të kërkosh pastaj që familja jote të mbetet jashtë saj. Kjo nuk është një e drejtë e natyrshme e asnjë politikane. Nuk është as një pozicion koherent. Është thjesht refleksi i dikujt që ngatërron njerëzit të cilët përfaqëson (popullin) me ata që i përçmon (deputetët) dhe që për një çast, harron se vetë nuk qëndron mbi atë “grup të qelbur,” por brenda tij.

Në film, sherifi rolin e të cilit e luan Sylvester Stallone vendos të veprojë në fund. Edhe pse i vonuar dhe me një kosto personale tepër të lartë, ai bën atë që duhej ta kishte bërë kohë më parë, duke arritur njëfarë shpagimi të rëndë. Por politika shqiptare, nga ana tjetër, duket se e ka të pamundur të ofrojë një hark të ngjashëm. Asaj i mungon akti i tretë, ku njerëzit që e ndërtuan “grupin e qelbur” vendosin se ai duhet zhbërë. Në vend të tij kemi këto rrëshqitjet e herë pas hershme, ku përfaqësuesit tanë në parlament na tregojnë, në mënyrë të pavullnetshme, se e kanë ditur gjithmonë më së mirë se çfarë kanë ndërtuar.

Next Post
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In