Të mallëngjyer me lotë në sy dhe në shenjë respekti të thellë, pilotët e Formula Uno-s përkujtuan sot kolegun e tyre Jules Binachi, i cili humbi jetën rreth 10 ditë më parë.
Bianchi, i cili vdiq në moshën 25-vjeçare, humbi jetën nga plagët e marra më 17 korrik, duke u bërë kështu piloti i parë i Formula Uno-së që vdes që prej vitit 1994.
Kolegët e tij, të bashkuar sup më sup, lanë kokoret në tokë dhe mbajtën një minutë heshtje në respekt të 25-vjeçarit, sot në garën e Hungarisë.