Kjo video tregon momentet kur një grup studentësh e kanë pritur kryeministrin Edi Rama jashtë Fakultetit të Shkencave Sociale dhe pasi ai ka dalë kanë nisur ta shajnë dhe më pas një vajzë me floke të verdhë shihet e para ta qëllojë Ramën me vezë. Pas saj, në video duken edhe studentë të tjerë që qëllojnë në drejtim të kryeministrit, por menjëherë kanë ndërhyrë badigartët e shefit të Qeverisë. / Regjistrimi video është siguruar nga gazeta Panorama.