Një masakër e vërtetë që Evropa demokratike nuk e kishte parë gjer më sot. Kështu është cilësuar sulmi i mbrëmshëm në Paris, ndërsa të paktën 153 viktima dhe 200 të plagosur janë konfirmuar. Mediat sjellin pamjet e para të xhiruara nga qytetarët përmes celularëve.
Në videot më poshtë, të publikuara nga ‘Daily Mail’ duken momentet e shpërthimeve dhe të ndërhyrjes së forcave speciale policore në ‘Bataclan’. Ndërkohë, numri i viktimave mendohet të rritet, ndërsa ngjarja nuk është zbardhur plotësisht.