• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Molotovopartia

by Artur Ajazi
19/04/2024 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të drejtësisë. Dhe kjo, nga një molotovoparti, e cila ka vendosur të rrënojë, shkatërrojë, dhe ngjyrosë me zjarr gjithçka.

Fjalimet e atyre që besojnë se “janë opozita” duken si thirrje për shkatërrim, aspak si lidhje me dialogun e drejtë dhe ligjor me institucionet e shtetit. Molotovopartia, e ka vendosur. Ajo do të zbatojë deri në fund skenarin e ardhur nga ballkoni i ish-liderit. Do të hedhë molotovë, shashka, do ti vërë zjarrin gjithçkaje deri sa vendi të bjerë në kaos.

Eshtë detyrë e institucioneve ligjzbatuese, të ndalin vandalizmin e një grushti njerëzish që kanë si ideologji dhe lejtmotiv nga mëngjesi deri në darkë, dhunën, zjarrin, shkatërrimin, kaosin, dhe rikthimin në vitin 1997. Mjafton të dëgjosh fjalimet provokative dhe thirrjet e orotarëve të molotovopartisë, dhe të bindesh ku dhe sa poshtë ka rënë kjo opozitë. Imagjinoni sikur kjo molotovoparti, të vijë në pushtet ? Imagjonini sikur këta që sot zihen me policinë, hedhin zjarr mbi dyert e institucioneve, që thyejnë dhe shkatërrojnë gjithçka të ndertuar, sistemuar, dhe të ngritur me taksat tona, të marrin një ditë pushtetin ?

Ajo që ngjau me protestën e fundit të kësaj “opozite” para Bashkisë së Tiranës, tregoi sa mbrapa ka mbetur mentaliteti politik i një partie të shkërrmoqur, tregoi sa të vendosur janë ata (që u qajnë hallin popullit) për të thyer  dhe shkelur çdo ligj, vetëm të krijojnë skena  kaotike mes Tiranës. Duke menduar dhe vepruar me logjikën e “tokës së djegur”, ata janë gati të shembin dhe shkaterrojnë gjithçka të bukur, funksionale, vetëm e vetëm të duken se “po dëmtojnë pushtetin dhe qeverinë e Edi Ramës”.

Kjo logjikë staliniste, e ka katandisur molotovopartinë, në organizatë, dhe jo në një forcë dinjitoze politike. Shfaqja e fundit para Bashkisë së Tiranës, do ti bindë akoma më shumë edhe nderkombëtarët, në mendimin dhe bindjen e tyre se, kjo opozitë e vjetëruar, nuk ka shanse as të rinovohet, dhe as të integrohet, në rrugëtimin e Shqiperisë drejt forcimit të shtetit ligjor, dhe pavarësisë së organeve të drejtesisë.

Detyra e saj, mbetet pengimi dhe jo zhvillimi  dhe mbështetja e progresit të vendit.

Next Post
“Monika u kap prej flokësh me Silva Cakën”/ Trondit avokati: Meta i kërkoi SHISH ta ndiqte me kë…

“Monika u kap prej flokësh me Silva Cakën”/ Trondit avokati: Meta i kërkoi SHISH ta ndiqte me kë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In