• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mokra n’fest”, Rama: Dy ditë fantastike të mbushura me aktivitete dhe muzikë

by A R
17/08/2023 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pogradeci do të mirëpresë në 18 dhe 19 gusht “Mokra n’fest”, një aktivitet që promovon traditat e kulinarinë e zonës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se këto do të jenë dy ditë fantastike të mbushura me aktivitete dhe muzikë, ndërsa ftoi turistët të mos humbasin këto evente lokale.

“‘Mokra n’fest’ në 18 e 19 gusht, ku ndërthuren bashkë historia, kultura, tradita, zakonet, mikpritja, dollia etj. Ndiqni eventet e kësaj jave te TEA, guida juaj e këtyre pushimeve”, tha Rama.

Traditat, zakonet, gatimet, sportet, lojrat, koncerti, shëtitje me kuaj do të jenë pjesë e “Mokra n’fest”, organizuar nga bashkia e Pogradecit. Këtë vit “Mokra n’Fest” do të ketë 2 momente të paharrueshme.

Festa do të nisë në 18 gusht, në mbrëmje, ora 20:00, ku grupe të rinjsh nga Pogradeci, Korça, Librazhdi etj. do të kalojnë natën pranë urës së Golikut. Organizatorët kanë prgramuar të ketë karaoke, muzikë live, vëzhgim të qiellit me teleskop etj. Nata do jetë e gjatë dhe me muzikë, për të pritur ditën e madhe të festës.

Më 19 gusht, ora 10:00, do të nisë koncerti, do të zhvillohen ekspozita, gatime, sporte ujore, hipizëm, lojëra për fëmijë e shumë të tjera.

Zona e Mokrës vlerësohet si një potencial turistik, kulturor dhe historik.

Mokra njihet edhe si kryeqendra e mbretërisë së parë ilire. Dëshmitë historike monumentale tregohen përmes 5 varreve të Selcës në kodrën e quajtur Gradishtë.

/a.r

Next Post
Policia me dorë të hekurt në Tiranë: Arrestohen 6 persona, në pranga edhe 3 shoferë ( Kanabis, përndjekje, dhunë dhe vjedhje të energjisë)

Shpërndante heroinë në Tiranë, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reshjet e shiut dhe erozioni ndikuan në shembjen e rrugës Librazhd-Korçë”, kreu i ARRSH: Do shembet ura ekzistuese

“Reshjet e shiut dhe erozioni ndikuan në shembjen e rrugës Librazhd-Korçë”, kreu i ARRSH: Do shembet ura ekzistuese

February 24, 2026
“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

February 24, 2026
“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

February 24, 2026
Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

February 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

February 24, 2026
Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In