• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moisiu ‘shuplakë’ PD-LSI: Jo politikë me informacionet sekrete, s’mund të deklasifikohen nga presidenti

by Java News
10/11/2017 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e 11 nëntorit 2016 nuk mund të deklasifikohet. I këtij mendimi është ish-Presidenti Republikës, Alfred Moisiu. Tre ditë më parë 7 deputetë të opozitës kryesisht nga radhët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë kërkuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta që të deklasifikojë informacionet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të një viti më parë.

Por ish-Presidenti Alfred Moisiu, i cili ka drejtuar vetë mbledhje të tilla, ka deklaruar që nuk mund të deklasifikohen mbledhje të tilla. Në një prononcim për “sot”, ish-Presidenti theksoi se për të deklasifikuar informacion të tilla ka rregulla të caktuara dhe se nuk mund të dalë një informacion i tillë vetëm për shkak të një kërkese të drejtuar nga disa deputetë.

Mes të tjerash ish-Presidenti tha se nëse do të deklasifikohet një informacion i një mbledhjeje kaq të rëndësishme si fillim duhet të ngrihet një komision ose ky informacion mund të deklasifikohet vetëm nëse e kërkojnë organet e drejtësisë. “Në përgjithësi ka rregulla. Ka afate të caktuara për deklasifikimin e informacionit.

Çdo informacion deklasifikohet vetëm po ta kërkojë një komision ose nëse e kërkon drejtësia deklasifikohet. Deklasifikimi i informacioneve të Shërbimeve Sekrete bëhet me rregulla të caktuara pasi duhet të ngrihet një komision në fillim. Dhe kjo ka një afat të caktuar kohor. Kjo sipas njohurisë time. Nuk mund të bëhet fushatë me të tilla informacione”, u shpreh ish-Presidenti Republikës Alfred Moisiu për gazetën.

Nderkohe PD dhe LSI kanë bërë gati planin e radhës kundrejt mazhorancës pasi kanë kërkuar ndërhyrjen e Ilir Metës që deklasifikojë mbledhjen e 11 nëntorit 2016. Para tre ditësh 7 deputetë nga radhët e këtyre dy forcave i kanë adresuar një kërkesë Presidentit Meta që të deklasifikojë dhe të publikojë informacionet dhe diskutimet e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbajtur nga Presidenti Bujar Nishani. Mbledhje ku u diskutua për situatën e drogës në vend.

Por kjo kërkesë duket se ka në plan goditjen e qeverisë dhe provokimin e një konflikti të fortë politik. Mbledhjet e Këshillit të Sigurisë kanë qenë gjithmonë sekrete dhe Meta duket se po përdor deputetët e PD dhe LSI që të zbardhë atë që tha atje në cilësinë e kryetarit të Kuvendit. Kjo për faktin se kjo kërkesë është e inspiruar edhe nga vetë ish-Presidenti Bujar Nishani, pasi vetëm pak ditë më parë ka qenë Nishani ai që i ka bërë thirrje Presidentit Meta që të deklasifikojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të 11 nëntorit 2016. Pra ish-Presidenti Nishani edhe pse e di që një mbledhje sekrete nuk mund të deklasifikohet pa i skaduar afati, duket se ka harruar rolin e tij si ish-President dhe po ndihmon aleancën Meta-Berisha për të sulmuar mazhorancën.

Kjo kërkesë e opozitës drejtuar Presidentit Meta, ashtu siç edhe u shpreh më lartë ish-Presidenti Moisiu duket se do hasë në vështirësi. Pasi ligji për informacionin e klasifikuar e ka të përcaktuar qartë se kur një informacion deklasifikohet.

Sepse sipas ligjit, mbledhjet e Këshillit të Sigurisë nuk mund të zbardhen pasi cenojnë sigurinë kombëtare. Madje ligji thotë se mbledhjet deklasifikohen vetëm në dy raste, siç është konkretisht një ngjarje e veçantë apo skadimi i afatit. “a) ndodhinë e një ngjarjeje apo të një date të veçantë, siç përcaktohet nga autoriteti i klasifikimit origjinal; b) skadimin e afatit kohor për klasifikim”, thuhet në ligj.

a.ç

Next Post
Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump nuk do të takohet me Putinin

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump nuk do të takohet me Putinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In