Ish-Presidenti Alfred Moisiu, i ftuar në ‘Kjo javë’ ka folur për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Moisiu është shprehur se dita e nesërme nuk e zgjidh situatën politike, por vetëm i pret rrugën një presidenti të rrezikshëm.
Sipas Moisiut, probleme të tilla mes mazhorancës dhe opozitës ekzistojnë në të gjithë bottën, por duhet të jetë presidenti ai që duhet të di t’i ndryshojë.
’30 Qershori nuk e zgjidh këtë situtatë, vetëm i pret rrugën një presidenti të rrezikshëm sepse kuptohet mazhoranca dhe opozita kanë problemet e tyre si e gjithë bota.
Prandaj edhe partitë kryesore si në kohën kur kam qenë unë kanë marrë një vendim dhe është firmosur. Megjithëse u ra dakort, nga opozita u kërkua kohë dhe ranë dakort të gjitha palët.
Megjithatë unë e pranova këtë pjesë dhe i kërkova kuvendit të asaj kohe, kryesisë, ishte pikërisht neni 131/ 1 dhe zhvlerësova dekretin e mëparshëm duke vënë një të ri’, tha Moisiu.