• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moikom Zeqo kundërshton Dritëro Agollin: Nuk isha servil i Kadaresë

by Java News
15/11/2016 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk jam futur në punë si redaktor në gazetën ‘Drita’, sepse botova Kadarenë. Ju rrëfej të vërtetën time”. Moikom Zeqo reagon për “Gazetën Shqiptare” rreth ngjarjes së 43 viteve më parë, arsyet e punësimit të tij në gazetën “Drita” të kohës, raportet me Ismail Kadarenë dhe habinë e sotme kur mëson se në dokumentet e asaj kohe, ai është cilësuar si lajkatar i Kadaresë, ndërsa diskutohej Fadil Paçrami.

Sipas një dokumenti të vitit 1973, rezulton që në një mbledhje, Dritëro Agolli ka thënë se disa veta janë punësuar për shkak se i bënin lajka Ismail Kadaresë e Fadil Paçramit. I pyetur nga “GSH”, Moikom Zeqo tha dje se nuk kishte dijeni për dokumentet dhe se sipas tij, e vërteta nuk është ajo. Ka qenë Dashnor Kaloçi, që në librin e tij “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”, ka botuar ndër të tjera edhe diskutimin e plotë të Dritëro Agollit, i cili në atë kohë ka qenë me detyrën e sekretarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për poezinë dhe njëkohësisht sekretar i organizatës bazë të partisë së Lidhjes. “Në dy drejtime kishte subjektivizëm; të sjellim njerëz që t’i nënshtrojmë, të jenë të bindur, qoftë edhe në origjinë, të sjellim ata që na kanë lavdëruar F. Paçramin dhe veprën e I. Kadaresë. Kështu, M. Zeqo u mor se kish botuar një apo dy artikuj të I. Kadaresë. Donika Feshti u mor se kishte bërë një diplomë për dramat e F. Paçramit, nga “Drita” u hoqën të dy komunistët, Andon Kuqali e Thoma Frashëri. Përbërjes ideopolitike të kuadrit as i vënë rëndësi. Janë marrë disa njerëz që u ka dalë emri në procese gjyqësore, si Roland Gjoza, ose që kanë përbërje të keqe, si Vasil Melo, Gjergj Zheji etj. Gj. Zheji thotë në plenumin e kritikës se ‘duhet të kthejmë kokën nga kritika perëndimore’. V. Melo thotë se ‘fyejmë për KQ’”, citohet të ketë thënë Dritëro Agolli sipas dokumentit.
Moikom Zeqo sqaron pozicionin e tij si më poshtë.

REAGIMI I MOIKOM ZEQOS
Të lexosh çfarë kanë shkruar për ty para 43 vitesh – kur unë isha ende 23 vjeç, – e kupton në inde ironinë tragjike, paracaktimin absurd të fatit, sepse një e shkruar e tillë në instancën më të lartë të pushtetit ideologjik nuk qe një “In aqua scribis” (“E shkruar në ujë”). E vërteta është krejt ndryshe, absolutisht ndryshe. E mbarova shkëlqyeshëm maturën në shkollën e mesme “Mujo Ulqinaku” në Durrës dhe kisha botuar librin poetik “Vegime të vendlindjes”. Që në vitet e para në studimet studentore botova librin e dytë poetik “Qyteti Feniks” dhe njihesha si një nga shkrimtarët e rinj më aktivë, më premtues me shkrime në shtypin letrar.

Universitetin e mbarova me të tëra notat maksimale dhe dy katedra, ajo e letërsisë, por edhe e gjuhësisë me bënë propozime zyrtare që të me mbanin si pedagog i brendshëm. U emërova si redaktor në gazetën “Drita”, mendoj për meritat dhe kontributin tim të spikatur letrar dhe jo se siç artikulohet me mënyrë dinake se, “Moikom Zeqo u mor se kishte botuar një apo dy artikuj të Ismail Kadaresë”. Ç’kuptim të pakuptimshëm ka një fjali e tillë? Ky mentalitet rural, provincial tregonte në fakt një mllef në raportet që kishin shkrimtarët në atë kohë – dmth., miku i armikut tim është edhe armiku im. Vërtetë, unë kisha miqësi me Ismail Kadarenë, parimore, të vërtetë, njerëzore, pra krejt normale, por nuk kam qenë dhe nuk jam servil apo klientelist i askujt, as edhe i Kadaresë, i cili për hir të së vërtetës në marrëdhëniet me mua ka qenë përherë korrekt dhe as ka kërkuar ndonjëherë në mënyrë dinjitoze asnjë lloj deformimi dhe pragmatizmi të miqësisë – se unë nuk e njoh gjer në moshën e tanishme dhe as nuk do ta njoh kurrë një mentalitet të tillë të neveritshëm.

Im atë, antifashist vdiq 40 vjeç nga plagët e luftës dhe më la mua 10 vjeç jetim – kurrë nuk pata miq që të ndërhynin për mua dhe emërimi im tek “Drita” nuk është bërë ashtu siç thuhet në relacion – pas përjashtimit në 1973 nga “Drita” për “hermetizmin dhe ndikimet e huaja”. “Në vend që të më kthenin në Durrës, më çuan mbi tri vite në Rrogozhinë etj., etj., për të ma bërë sa më të vështirë jetën. Dhe të mendosh që ende nuk kisha mbushur 24 vjeç! E pabesueshme!
Latini thotë se “Omnia rempus revelat” – “Koha zbulon gjithçka”.

Next Post
Ryshfet 2 milionë dollarë, arrestohet ministri i ekonomisë në Rusi

Ryshfet 2 milionë dollarë, arrestohet ministri i ekonomisë në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Absurd i “qeverisë teknike” dhe domosdoshmëria e një marrëveshjeje ligjore besimi

January 12, 2026
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

January 12, 2026
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

January 12, 2026
Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

January 12, 2026
“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

January 12, 2026
Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In