• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mogherini: Uniteti në politikën shqiptare është ‘sport i vështirë’, por reforma duhet çuar përpara

by A R
11/02/2017 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha në Uashington se shpreson që politikanët në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Federica Mogherini, vizitoi kryeqytetin amerikan, për “të matur pulsin” e administratës së re amerikane në lidhje me çështjet e ndryshme ndërkombëtare për të cilat bashkëpunojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ajo tha në përgjigje të pyetjeve të Zërit të Amerikës, se Ballkani Perëndimor ishte një nga çështjet që kishte ngritur në bisedat me zyrtarët amerikanë.

Zonja Mogherini tha se e kishte vlerësuar votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, “një hap historik për vendin”.

Por ajo tha se tani fokusi duhet të jetë tek zbatimi i saj.

“Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim që vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se sa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë.

Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha zonja Mogherini, në përgjigje të një pyetje të Zërit të Amerikës në aktivitetin në Këshillin e Atlantikut.

Zonja Mogherini tha se rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet.

Zonja Mogherini gjysmë me shaka iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend, duke shprehur shpresën që ajo të realizohet me një ndjenjë bashkimi kombëtar.

“E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri, por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri”.

Zonja Mogherini tha se Ballkani Perëndimor ishte pjesë e bisedimeve të saj në Uashington gjatë vizitës së saj dyditore dhe se ajo kishte përcjellë mesazhin se për Bashkimin Evropian, puna me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore.

“Për ne në Bashkimin Evropian është thelbësor bashkëpunimi rajonal dhe nevoja që secili nga vendet e rajonit të ecë përpara në rrugën e reformës dhe përfundimisht të integrohet në BE”, tha zonja Mogherini.

Ajo shtoi se që kjo të realizohet, duhet një angazhim të vazhdueshëm në rajon dhe një vëmendje të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.

“Mund të keni besim tek angazhimi im personal dhe i udhëheqjes së BE-së për vazhdimësinë e kësaj vëmendjeje dhe për përcjelljen e një vizioni të qartë në Uashington që të vazhdojë të jetë i përqendruar tek Ballkani Perëndimor në një mënyrë konstruktive. Shpresoj që mesazhi im të jetë dëgjuar”.

Zonja Mogherini u takua gjatë qëndrimit në Uashington me Sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson, ndërsa të dyja palët po përpiqen të gjejnë fusha bashkëpunimi.

Next Post
Asnjë i besueshëm, SHBA-BE përjashtuan nga institucionet e Vettingut 800 gjyqtarë e prokurorë

Asnjë i besueshëm, SHBA-BE përjashtuan nga institucionet e Vettingut 800 gjyqtarë e prokurorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In