• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mogherini paralajmëron Ivanov: Po luani me zjarrin, mos nxisni ballafaqim ndëretnik

by A R
06/03/2017 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza politike të mos kalojë në krizë institucionale dhe aktorët politik të gjejnë instrumente për dalje nga situata. Ishin këto mesazhet e Brukselit pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini deklaroi se në pyetje janë mençuria e presidentit për të tërhequr vendimin e tij dhe aftësia e Kuvendit për përzgjedhjen e kryeparlamentarit, shkruan Alsat M.

“Besoj se ka instrumente; e para mençuria e presidentit dhe e dyta, kapaciteti i Kuvendit për të proceduar çështjen duke zgjedhur kreun e tij ose zhbllokimin e situatës që kjo krizë institucionale të menaxhohet me instrumentet që ka Shkupi pa ndërhyrje por është normale që miqtë të kujdesen për partnerët”, deklaroi shefja e diplomacisë, Federika Mogerini.

Mogerini deklaroi se shqetësimi i Brukselit është që kriza politike të mos kalojë në krizë ndëretnike që do të çonte drejtë destabilimit të gjithë rajonit.

“Besoj se ajo me të cilën përballet sot Shkupi është akoma një krizë politik institucionale. Shqetësimi im më i madh është që kjo të mos kthehet në krizë ndëretnike dhe ky ka qenë mesazhi kryesor që dhashë atyre që kanë përgjegjësi politike në vend; mos luani me zjarr dhe mos e ktheni këtë në një ballafaqim ndëretnik që do ta shkatërronte vendin dhe do të përhapej edhe më gjerë”, tha Mogerini.

Shefja e diplomacisë evropiane shprehu edhe shqetësimin e Brukselit për ndërhyrjet ruse në Ballkan, por shtoi se beson që ndikimi që ka BE-ja mbi rajonin është më i madh.

“Shqetësimi ekziston dhe është i thellë por gjithashtu është besimi që rritet nga fakti që nuk ka fuqi tjetër në botë që ka aq shumë ndikim për mirë në Ballkanin perëndimor dhe ky është Bashkimi Evropian”, shtoi Mogerini.

Gjatë javës së kaluar, Mogerini vizitoi vendet e Ballkanit perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Maqedoninë. Për këtë vizitë, Mogerini gjatë javës do të njoftojë edhe kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare./a.m.

Next Post
Nuk përfshihen në listat e sigurta, aleatët: PD fitoi mandate nga ne në 2013-ën

Përkundër deklaratave për bojkot nga PD, aleatët e saj regjistrohen për zgjedhjet e qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër, edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër, edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In