Luka Modric ka kryer me sukses operacionin në gjurin e majtë
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë lojtari përmes rrjeteve sociale, i cili ka publikuar një foto nga shtëpia e tij, përcjell Gazeta Express. “Operacioni ishte i suksesshëm dhe gjithçka shkoi sipas planit.
Shumë faleminderit për doktorët dhe gjithë stafit të Real Madridit për përkushtimin e tyre. Tani do të bëjë të pamundurën që të rikthehem sa më shpejtë në fushë.
Faleminderit kolegëve dhe gjithë atyre për mesazhet inkurajuese”, ka shkruar Modric në rrjetet sociale. Modric pritet të mungojë së paku një muaj, citohet ”Express”. (b.an)